E papritur çfarë i ka ndodhur Eglit jashtë pas rikthimit në Big Brother Vip, mund të lërë sërish shtëpinë?

Vendimi i Egli Takos për t’u rikthyer në garën e Big Brother VIP Albania ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh mes ndjekësve të saj. Pasi u largua për arsye shëndetësore, publiku e përkrahu dhe i dha mbështetje, duke shprehur simpati për situatën e saj. Por pas rikthimit asaj i ka ndodhur jashtë diçka e papritur.

Megjithatë, kthimi i saj i papritur në shtëpi nuk është pritur mirë nga shumë ndjekës, të cilët duket se janë zhgënjyer nga ky vendim.

Si rezultat, Egli ka humbur mbi 12 mijë ndjekës vetëm pak orë pas rikthimit të saj në program.

Ky ndryshim i papritur në qëndrimin e publikut tregon se një pjesë e madhe e audiencës e sheh rikthimin e saj si një vendim të paarsyeshëm, sidomos pas situatave të vështira që ka përjetuar brenda shtëpisë.

Që në orët e para pas rikthimit, ajo është përfshirë në një debat me Rozana Radin. Shkak për përplasjen u bë një koment i Eglit, e cila i tha Rozanës se e vuri re reagimin e saj sapo hyri në shtëpi: “Kur hyra, u preve në fytyrë.”, duke shtuar më pas se ka qenë e para që e ka quajtur posesive.

Rozana ia ktheu me ironi: “Çfarë prisje, të merrja vallen?”, ndërsa tha më tej: “Ta kanë thënë opiniomistët të parët posesive. Por edhe po ta kam thënë, të kam thënë edhe vendos veten para të tjerëve”.

Por Egli nuk ndaloi me kaq dhe vijoi: “E kam parë trishtimin tënd sapo ika nga këtu. Ty t’u realizua ëndrra më e madhe kur unë dola.” Në debat u përfshi edhe Gjesti, por Egli vendosi të largohej nga situata duke thënë: “Vazhdoni zihuni me njëri-tjetrin tani.”

Related Posts

Bëhen publike komentet e Rozanës për Nedën kur ishte banore në ‘Big Brother’

Rozana Radi dhe Neda Balluku mesa duket nuk i kanë raportet mirë. Vite me parë Rozana ishte shprehur ashpër për Nedën kur ajo ishte banore në ‘Big…

Zhduket prej 18 ditësh 20-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Një 20-vjeçar nga fshati Drenovicë i Dimalit ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej datës 26 shkurt 2025. Bëhet fjalë për Nikolas Mjelli, i cili…

Vetem nje dite nga rikthimi, familjarët e Eglit marrin ‘VENDIMIN’ e papritur për gazetarin e njohur!

Fillimisht, ai postoi një foto ku tregonte se Egli kishte humbur mijëra ndjekës pas rikthimit, ndërsa më pas vazhdoi të postonte sa herë që numri i ndjekësve…

FIakët e zjarrit djegin ish-shkollën në lagjen ‘Kala’ në Elbasan

Elbasan, 16 Mars 2025 – Flakët kanë përfshirë një ish-godinë shkollore në lagjen Kala të Elbasanit, e cila prej kohësh nuk ishte në funksion. Godina, e njohur…

PërpIasen 5 automjete në Fier. Pamje nga vendngjarja

Fier, 16 Mars 2025 – Një aksident zinxhir ka ndodhur pak më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku janë përfshirë gjashtë automjete. Fatmirësisht, nga përplasja nuk…

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Eglit i ndodh GJËMA E MADHE brenda 12 orëve

Egli Tako u rikthye mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” pas një votimi publik që i dha një shans të dytë për të luftuar për…