Marrëdhënia mes Valbonës dhe Laertit në Big Brother VIP Albania ka qenë temë e nxehtë diskutimi, veçanërisht pas një momenti kur Valbona i tha Laertit se ai nuk shpreh dashuri në të njëjtën mënyrë si ajo.
Në atë moment, Laerti u përpoq ta puthte, por Valbona u tërhoq, duke i thënë: “Unë dua të të puth kur dua vetë, jo kështu”.
Ky moment u komentua edhe në Fun Club, ku Heidi e pyeti Ilnisën nëse mendonte se mes tyre kishte ndjenja të vërteta. Ilnisa u përgjigj duke habitur të pranishmit: “Duke njohur Laertin, nuk mendoj se ai ka ndjenja për Valbonën. Më shumë, ajo i kujton dikë nga jashtë”.
Kjo deklaratë ngjalli kureshtje, duke bërë që Ronaldo të pyeste nëse bëhej fjalë për një ngjashmëri fizike, mendore apo intelektuale.
Heidi përmendi një intervistë të mëparshme të Laertit dhe pyeti nëse personi në fjalë kishte lidhje me atë që ai kishte përmendur më parë.
Ilnisa shtoi: “Valbona ia kujton realisht dikë nga jashtë dhe ai është i përmalluar”.
Kjo e bëri Shqipes të kujtonte një deklaratë të Rozana Radit në Prime: “Ti je i dashuruar”.
Kur Heidi pyeti nëse Rozana e njihte këtë person nga jashtë, Ilnisa mohoi: “Nuk di që Rozana të njohë dikë nga jeta e Laertit, as vetë Laertin për atë që ai përfaqëson”.
Biseda vijoi me një debat mbi karakterin e Valbonës dhe ngjashmërinë e saj me personin që Laerti kishte pasur në jetën e tij.
Ronaldo tha me ironi: “Intelektualisht jo, se nuk besoj që Laerti ka pasur ndonjë të dashur që nuk di çfarë është Auschwitz-i apo Holokausti”.