“Po jam në kontakt me Eglin”, Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e BBV4

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Livia Brunga, ka hapur një pyetësor në Instagram, ku iu përgjigj disa prej pyetjeve më të shpeshta nga ndjekësit.

Një nga pyetjet më të shpeshta që ajo mori kishte të bënte me Eglin, dhe Livia nuk hezitoi të japë një përgjigje, por duke ruajtur njëfarë diskrecioni.

“Po, jam në kontakt me Eglin, por nuk kam dëshirë të ‘shes’ informacione deri kur ai vetë të vendosë të dalë dhe të flasë. Mund të shpreh vetëm që Eglin e kam zemër, çdo gjë që kemi ndërtuar brenda ishte reale, çdo gjë vazhdon siç ka filluar dhe jo, dua shumë atë buzëqeshjen e tij” – shkroi ajo.

HBAgency
E pyetur për jetën e saj personale, Livia u tregua e rezervuar, duke theksuar se nuk dëshiron të ndajë detaje, por siguroi ndjekësit se është e lumtur.

“Nga jeta private/sentimentale nuk kam qejf të ndaj gjë. Por jam e lumtur, besoj mjafton”, tha ajo.

Një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte nëse Livia do të rikthehej në BBVA nëse do t’i jepej mundësia. Ajo u përgjigj me entuziazëm, duke shprehur dëshirën për të provuar sërish veten.

“Po, më kanë ngjitur një epitet që nuk qëndronte aspak, dhe kush e ka ndjekur me të vërtetë Big-un ka pasur mundësinë të njohë intuitën time, mënyrën si i përballoja të gjithë dhe po, edhe zgjuarsinë time. Nuk kam luajtur, kam qenë e vërtetë dhe nuk kam shitur dinjitetin si disa. Kjo vlen më shumë se çdo gjë, po dhe publiku e ka vlerësuar, e di mirë!” – u shpreh ajo.

Related Posts

Fshatari nga Elbasani mbjell patate, por pasi i nxjerr nga toka i ndodh e pabesueshmja

Fshatari mbjell patate por pasi i sh kul nga toka e gjen belaja … Nje fshatar nga fshati Gjinar i Elbasanit kishte mbjellur patate ne token e…

Ditë e re, ngacmime të reja! Gjesti i fut kokën në thes Vserlos

Gjesti, një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, ka shkaktuar sërish polemika pas një veprimi provokues ndaj Vserlos. Në një moment tensioni, ai…

Livia futet në shtëpinë e BBVA – reagimi i Gjestit epik(VIDEO)

Mëngjesi i së premtes ka nisur ndryshe në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, me një sfidë që ka testuar durimin e banorëve. Këtë herë, ata…

23-vjeçarja humb SHIKIMIN nga pakujdesia dhe jep mesazhin e fortë: Mos e bëni këtë gabim

Një grua nga Teksasi e mbetur e verbër në syrin e saj të djathtë po u kërkon të tjerëve të mos bëjnë të njëjtin gabim që bëri…

Livia futet në shtëpinë e “BBV”, Rozana përlotet!

Mëngjesin e sotëm është futur në shtëpinë e “BBV”, Livia. Ish konkurrentja ka hyrë dhe menjëherë ka shkuar në dhomën e gjumit për të ngacmuar Gjestin, Laertin…

Aksident i rëndë , humb jetën 23 vjeçarja

Këtë të premte rreth orës 10:00, një 23 vjeçare ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Domoroc të komunës së Ranillugut. Edhe dy pasagjere janë…