“Prej vitesh, personeli shëndetësor e merr pagën e dhjetorit në fund të janarit”

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë nga një punonjëse e personelit shëndetësor në Shqipëri, e cila përballet prej vitesh me vonesa të pagave, veçanërisht për pagën e muajit dhjetor.

Sipas saj, paga e muajit dhjetor merret në fund të muajit janar.

Ajo tregon se ky problem është kthyer në një fenomen të zakonshëm, ndërkohë që institucionet përgjegjëse nuk po marrin masa për t’i dhënë zgjidhje.

Një tjetër shqetësim i ngritur është frika e përhapur mes punonjësve për të denoncuar situatën ose për të ngritur zërin.

Mesazhi i plotë i denoncueses:

“Përshëndetje JOQ, jemi të mësuar tashmë për vonesat e pagave të personelit shëndetësor në shërbimin spitalor, sidomos kur vjen muaji Janar dhe ende paga e muajit aktual dhjetor nuk mund të merret dhe rreth fundit të muajit janar ankohemi, por të frikësuar. Po ju shkruaj këtë mesazh në mënyrë që të ndërgjegjësohen gjithë institucionet përgjegjëse. Përtej çdo propagande mediatike që bëhet kudo, realiteti ky është në Shqipëri për Shëndetësinë dhe personelin shëndetësor, mjafton fasada. Askush nuk po i jep drejtim kësaj çështjeje e cila vazhdon prej vitesh, paga e muajit dhjetor merret në fund të janarit. Të penalizosh këtë popull i cili po mbijeton përmes asaj page. Sa prej tyre janë kryefamiljarë e në pamundësi për të bërë një punë tjetër kanë mbetur në mëshirë të asaj rroge në Shqipëri? Dhe shprehja më e përdorur kudo është: ‘Mos u anko se rrezikon vendin e punës.’ Kemi frikë të flasim e të ngrihemi.”
Problemi i vonesave të pagave në sektorin shëndetësor është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen punonjësit, ndërkohë që shumë prej tyre janë kryefamiljarë që mbështeten vetëm te kjo pagë për të mbijetuar.

Related Posts

Habit gjin*kologia: Vajzat 26 vjeç po kalojnë në men*pauzë. Është ulur pragu i..

Vajzat 26 vjec, po kalojnë në menopauzë. Është ulur pragu pas Covid19 eshte shprehur Dr. Enriketa Kroi , Mjeke obsteter-gjinekologe. Ajo eshte shprehur se eshte ulur shume…

Kinezët krijojnë kamerën më të fuqishme spiune: Fytyrat të dukshme nga hapësira

Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar kamera të reja të bazuara në teknologjinë lazer që lejojnë imazhe me rezolucion milimetrik në distanca më të mëdha se 100 kilometra. Kjo…

DOKUMENTI/ RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin e lejuar!

Pas skandaleve të një pas njëshme që tregojnë pasigurinë e ushqimit në vendin tonë, një tjetër produkt që konsumojmë çdo ditë rezulton një risk serioz për shëndetin…

“Gjesti e PËRDOR Eglin, i ka dhënë shpresa për lojë” Arsida BBVA zbulon çfarë ndodh në momentet e “pa transmetuara”

FOTO/ Jozi i jep ‘g*ditjen’ dhe Loredanës? Ish-banori prezanton partneren e tij të re

Para dy ditësh, ishte hakuar Instagrami me mijëra ndjekës i Jozefin Markut, ndërsa ditën e sotme është rikthyer përsëri në rrjetet sociale me të njëjtën llogari Instagrami….

“Denoncova G-Banin ne polici, ja çfarë “më bëri” Arbër Hajdari”/ Rrëfehet Arsida Big Brother VIP

E ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Arsida Çerpja, foli për herë të parë mbi prapaskenat e një…