“Nuk është aspak e drejt”- Rizarta e godet keq produksionin në transmetim të drejtpërdrejt. Rizarta Hoxha ka akuzuar produksionin se ka transmetuar një bisedë të paautorizuar nga dhoma e rrefimit

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në spektaklin e së martës mbrëma të Big Brother VIP Albania 4, kur banorja Rizarta Hoxha ka akuzuar produksionin se ka transmetuar një bisedë të paautorizuar nga dhoma e rrefimit, duke shkaktuar shqetësim te publiku dhe vetë ajo.

Në klipin që u transmetua gjatë “Prime”-it, Rizartës iu shfaq një bisedë e saj që kishte zhvilluar në dhomën e rrefimit, ku ajo shprehej se nuk i gjykon prindërit e saj, duke thënë se “aq kanë ditur dhe aq kanë bërë në rritjen e saj”. Kjo deklaratë, e cila u transmetua pa pritur, ka tingëlluar jo fort mirë për shumë shikues, duke nxitur reagime të ndryshme.

Në momentin kur iu shfaq klipi, Rizarta reagoi menjëherë dhe shprehu shqetësimin e saj, duke thënë: “Kjo nuk ishte fare e drejte. Ajo biseda që po behej, nuk kisha dijeni që do jepej, që do transmetohej. Fakti që kam qenë skeptike që të vija këtu brenda është pikërisht sepse nuk doja që të transmetoheshin ato fjalë. Nuk është e drejtë, vërtet. Unë mendoja se po bëja një bisedë me psikologen”.

Ndërkohë, prezantuesi i spektaklit, Ledion Lico, iu përgjigj menjëherë Rizartës, duke i sqaruar se ato fjalë nuk ishin pjesë e një diskutimi privat me psikologen, por një bisedë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, dhe se produksioni ka të drejtën t’i transmetojë.

Related Posts

Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin

Këtë mëngjes, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë: ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do t’u sjellë Vëllai…

“O qelbësirë, nuk meriton as të urrehesh…”/Debat i fortë mes Rozanës dhe Gertës!

Ka vazhduar edhe pas Prime-it debati mes Rozanës dhe Gertës. Rozana: Boll me të vdekurit moj ndyrsirë se ta thanë edhe në Prime. Babain tim mos e…

Ola-Gjestit: “Turp të të nxjerrë Driloni”, ndërsa ky i fundit reagon në Instagram

Pas një debati të ashpër në shtëpinë e Big Brother, Ola Zenelaj ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Gjestit, duke thumbuar edhe ish-banorin Driloni: “Ty që…

Nuk ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP?! Mikesha e Eglit tregon si qëndron e vërteta!

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë modelja Sara Gjoka, për të komentuar situatat dhe dinamikat më të fundit në “BBV4”. Lidhur…

Erion Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO, pritet të njihet me vendimin

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e Apelit të GJKKO, kur pritet të njihet edhe me vendimin, pas ankimit që ai i…

Lajm i mire. Rritet euro. Ja cfarë ndodhi sot me monedhat e huaja

Sot, më 12 mars 2025, dollari amerikan blihet me 90.8 lekë dhe shitet me 92 lekë. Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.7 lekë. Franga zvicerane…