Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave që ka marrë nga komentuesit në rrjetet sociale në rubrikën “Sy mSy”, duke theksuar se nuk është i fokusuar në kënaqësitë personale dhe konsumin, por në punën e tij dhe angazhimin për të bërë ndryshime.
Ai ka përmendur se, edhe pse mund të shijojë një ushqim të mirë kur ka mundësinë, ai është i gatshëm të kalojë periudha të gjata pa ngrënë. Rama gjithashtu ka theksuar se është i angazhuar në punë dhe ka sakrifikuar
kohën me familjen për t’u përkushtuar detyrave të tij si kryeministër. Ai e ka cilësuar si një organizim pozitiv të jetës së tij të përditshme të mundësinë për të kaluar deri në 48 orë vetëm me ujë, duke theksuar se kjo është një pjesë e normalitetit të tij.
Rama: Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk punoj për të jetuar, unë jetoj për të punuar. Unë jetoj për të bërë gjëra, jo për të konsumuar gjëra. Kush më njeh e di shumë mirë, që qysh se jam bërë kryeministër mund të kem dalë në restorante nuk e di, thuajse në 12 vjet tanimë të të them 30 herë në total. Janë shumë. Dhe nga këto 25 me siguri me familjen.