Kush janë 10 deputetë që sdo e gezojnë 11 Majin! Jul Kasapi zbulon arrestimet e SPAKUT

Gazetari Julian Kasapi ka bërë një deklaratë të fortë mbi arrestimet e SPAK, duke paralajmëruar se do të ketë ndalime para zgjedhjeve të 11 majit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story”, Kasapi u shpreh se “në lupën e SPAK janë 10 kandidatë të PS për deputetë”.

Ndër të tjera ai komentoi punën e SPAK, ku tha se gëzon mbështetje të madhe publike, pasi ka arritur të godasë të ‘fortët’ që janë konsideruar si të paprekshëm.

“Prokuroria e Posaçme gëzon sot mbështetjen më të madhe të publikut. SPAK ka treguar se në Shqipëri mund të bëhet drejtësi, mund të funksionojë sistemi i drejtësisë, edhe në një Shqipëri ku asnjë institucion antikorrupasion… më thoni ju mua, dini ju ndonjë institucion antikorrupsion i cili mund të ketë bërë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme

Nga ana tjetër SPAK ka treguar se në Shqipëri flisnim deri dje për Jurgis Çyrbjan, tani kemi kryetarin e bashkisë Tiranë. Ka treguar se të paktën në këtë pikë SPAK gëzon mbështetje kaq të madhe. Ashtu siç është historia me kryebashkiakun, ku unë mendoj se është një nga goditjet më të guximshme të SPAK dhe që ishte e nevojë, pasi nesër pasnesër ka nevojë për një ripërtëritje. Kemi edhe dosje të tjera siç është ‘21 janari’, dosja ‘5D’.

Kam kuptuar që historia në Shqipëri do vijojë me komente, në të vërtetë SPAK është i vetmi institucion që gëzon mbështetjen më të madhe nga publiku. Pse? Sepse ka shkuar deri aty ku godet edhe ata që janë ka shumë të fortë dhe që nuk mund të preken.

Nga ana tjetër kam një informacion se SPAK nuk do të vijojë me listën e zgjedhjeve, apo se duhet të bëjë arrestime të tjera para 11 majit dhe pas 11 majit. Është institucion që s’ka agjendën e PS apo PD. Tani është momenti që të bëjë… në lupën e saj janë mbi 10 kandidatë të PS, të cilët janë për deputetë.

Kemi dëgjuar për këta persona që deri dje kanë pasi imunitet. SPAK po tenton të bëjë, apo të shmangë historinë e përplasjes së Kuvendit. Tani është momenti. Ndaj them që s’ka listë zgjedhore për SPAK, është momenti për të bërë veprimet e saj, ky është informacion që më ka mbërritur. Janë figura që dihen që janë politike dhe SPAK po tenton të shmangë përplasjen dhe të bëjë ndalime para zgjedhjeve”, tha Kasapi.

Related Posts

U zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, kush është kryepeshkopi i ri Hirësia e tij Joani që do të zëvëndësojë Janullatosin

Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh ditën e sotme për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos. Pas…

Vetëm 14 vjeç e lart, dalin të dhënat për viktimat te tragjedia në diskotekë

PËRDITËSIM DREJTPËRDREJT Tragjedia në Koçan – Drejtoresha e spitalit: Viktimat janë të rinj nga 14 deri në 24 vjeç, mbi 70 të plagosur u trajtuan në spitale…

“Të gjithë vraponin”, e mbijetuara e tragjedisë në Koçan rrëfen: S`po gjejmë motrën, duke dalë rashë në tokë (Video)

Marija Taseva, vajza 20 vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në diskotekën e Koçanit, dëshmoi se në momentin e zjarrit ajo ka rënë…

E vërteta shokuese del në dritë, Gjesti zbulon çfarë do ndodhte me Eglin pasi të dilte nga shtëpia

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment të bujshëm për Eglin, e cila ishte e ftuar në studio pas largimit nga…

“Disa u mb ytën nga tymi, të tjerë u d ogjën!”- Tr agjedia në lokalin e natës në Maqedoni, ministri i Brendshëm: Kanë vd ekur mbi 50 persona! Ja si shp ërtheu zj arri

Ministri i Brendshëm Pance Toshkovski, përmes një konferencë për media, ka konfirmuar vdekjen e 51 personave në diskotekën ku ra zjarri në orët e hershme të mëngjesit…

Tra gjedi në një lokal nate në Maqedoninë e Veriut, raportohet për 50 vi ktima dhe mbi 100 të pl agosur! Ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku raportohet se kanë vdekur të patën 50 persona dhe mbi…