Detaje nga zhdυkja misterioze e 49-vjeçarit në Ksamil, policia gjen në bregdet telefonin dhe rrobat, ja çfarë dyshohet

Detaje të reja dalin nga zhdukja misterioze e 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ka humbur gjurmët që prej mëngjesit të 8 marsit 2025.

Sipas burimeve për News 24, 49 vjeçari Naim Likometi, i cili zotëron një banesë në Ksamil, por që është rezident në Tiranë, është larguar nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të 8 marsit dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët apo miqtë e tij.

Sipas familjarëve në momentin kur është larguar nga banesa, Naimi ishte i veshur me një xhup të zi, atlete Adidas dhe një kostum sportiv Adidas me ngjyrë blu të errët. Pas zhdukjes, policia e Sarandës ka nisur kërkimin e tij.

Ajo që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është se sot në mesditë, policia e rendit ka gjetur në breg të detit në Ksamil një palë rroba dhe një telefon celular, që sipas familjarëve, i përkasin 49-vjeçarit.

Sipas burimeve nga familja Likometi telefoni celular i 49 vjeçarit ka qenë aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, por pas kësaj ore ka rezultuar i fikur. Autoritetet policore të rendit dhe ato kufitare të Sarandës dhe familjarët e tij kanë nisur kërkimet për të gjetur 49-vjeçarin. Kërkimet bëhen në tokë dhe në det, pasi lind dyshimi se Naim Likometi mund të jetë mbytur.

Related Posts

Menaxherja e Eglit thumbon Shqipen dhe Ronaldon, i thotë këto fjalë

Opinjonistët e Fun Club BBVA, Shqipe Hysenaj dhe Ronaldo Sharka kanë komentuar lojën e Eglit në emisionin e fundit. Siç duket opinjonet e tyre nuk i kanë…

Vogëlushja 15-muajshe ka nevojë urgjєnte për ndihmë për të kryer opєracionin jєtik pas disa ditësh

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku familja e vogëlushes 15-muajshe, Natali Cana, ka nevojë për ndihmën e qytetarëve për të mbuluar…

“Erdhi nga rehabilitimi duke na u lutur…”/ Producentja e BBVIP i nxjerr sekretet Gjestit pas lojës në Kosovë!

Producentja e Big Brother VIP Kosova 3, Olsa Muhameti, ka folur për largimin e Gjestit nga ky format dhe kalimin në atë të Shqipërisë. Po ashtu theksoi…

Olsa Muhameti zbulon fitimet ‘e çmendura’ të Big Brother përmes televotimeve!

Olsa Muhameti ka qenë producente e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova. Ajo erdhi për herë të parë për të punuar në një projekt në…

I shpëtoi goja/ Laerti nxjerrë sheshit sekretin e madh të produksionit, kamerat largohen menjëherë nga ai

Laert Vasili është njëri nga banoret e ‘Big Brother VIP Albania’ i cili nga raporti me Valbonën ka rrëmbyer vëmendjen e shumë ndjekësve. Ai në një bisedë…

Horoskopi ditor, 18 Mars 2025

Dashi Do ketë shume turbullira sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar. Mundohuni te ndryshoni sjellje dhe t’i…