Pirro Dhima: Në Greqi më kanë sharë duke më quajtur shqiptar! Nuk jam ndjerë kurrë shqiptar

Në një intervistë në televizonin grek “Open”, Pirro Dhima ka rrëfyer se është bullizuar shpesh, madje ende vazhdojnë sharjet dhe fyerjet ndaj tij duke e quajtur ‘shqiptar’.

Por Dhima tha se nuk shqetësohet nga kjo, edhe pse nuk ndjehet se është shqiptar. Ai ka thënë se është rritur me shqiptarët dhe i ka quajtur ata vëllezër.

Dhima tha se minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi janë dhe duhet të jenë urë lidhëse për miqësinë mes dy vendeve, fakt ky që është pohuar edhe nga vetë Mitsotakis në prani të Edi Ramës në Derviçan të Shqipërisë.

Teksa u pyet nga gazetarja se “a ka ndjerë racizëm në Greqi, apo je bullizuar?”, Dhima u përgjigj “po”.

“Poooo, çdo ditë, çdo ditë. Nga mëngjesi në darkë më shajnë. Për shumë vite ndodh kjo gjë. Ende edhe sot disa trollë shkruajnë nga mëngjesi në darkë, më shajnë, më fyejnë. Më quajnë shqiptar. Unë nuk ndjehem shqiptar, s’jam ndjerë ndonjëherë shqiptar, nuk jam shqiptar”, tha ai.

“I respektoj shqiptarët, kam shokë, kam vëllezër shqiptarë. Jam rritur me ta. Flas çdo ditë me ta në telefon. Këtu në Greqi kemi shumë shqiptarë, njerëz të nderuar, familjarë që rrisin fëmijët e tyre me ndershmëri.

Kanë mundur të bëjnë pasuri këtu, kanë hapur punët e tyre janë nikoqirë të nderuar.

Janë punonjës të shkëlqyer. Unë dua të përmend fjalën e kryeministrit tonë (Mitsotakis) që tha në Derviçan në prani të kryeministrit shqiptar Rama: Minoriteti grek në Shqipëri, në voriepir dhe emigrantët shqiptarë që kanë ardhur në Greqi duhet te jenë urë miqësie, zhvillimi dhe mirëqenie për të dy vendet”, shtoi ai.

Related Posts

Përplasja me Rezartën, motra e Rozanës zbulon çfarë ka ndodhur në “prapaskenë”

Motra e Rozanës, Andeta Radi, ishte ditën e sotme e ftuar në “Fan Club” për të komentuar lojën e banores së “Big Brother VIP 4”. Ajo foli…

Prill do të jetë muaji i fatit për këto shenja te Horoskopit…

Njihuni me tre shenjat e horoskopit të “bekuara” nga yjet. Jeta e tyre do të ndryshoje për mirë. Gaforrja Gaforret kanë kaluar një periudhë ngarkese emocionale, duke…

Zarf i papritur në shtëpi/ Produksioni bënë NDRYSHIMIN E RENDESISHEM në lidhje me finalen e madhe të BBVA4

Një surprizë u bë publike në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi një zarf i rëndësishëm mbërriti dhe u lexua nga aktori Laert Vasili. Në mesazh…

VIDEO/ A do penalizohen? Banorët përdorin “Instagramin”, produksioni i kap shah mat

Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e soptme për banorët e “BBVA4. Bëhet fjalë për momentin kur Gjesti, Danja e Rozana u kapën shah mat teksa…

Mjekët e QSUT kryejnë operacionin e rrallë te fëmija 4-vjeçar

Tiranë, 31 mars 2025- Mjekët në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë realizuan me sukses operacionin e rrallë për herë të parë te një fëmijë 4-vjeçar. Nën drejtimin…

“Është në finale, është më inteligjenti…”/ Për cilin nga banorët e ka Gjesti?

Gerta ka diskutuar me Loredanën për emrat e finalistëve që u dhanë nga banorët në shtëpi. Gerta: Egli po bën prapë lojën e Gjestit dhe kjo më…