Lajm i madh! Italia e bën ligj! Miratohen pensionet e 500 mije shqiptareve, ja si do e perfitojne

Senati italian ka miratuar me 127 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë, prej së cilës përfitojnë si shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali, ashtu edhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.

Kështu bazuar në marrëveshje, shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali apo italianët që janë në Shqipëri, përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i Detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi dhe shtatzënia, sigurimin e papunësisë.

Njihen vitet e punës para ’94/ Si të aplikoni për pension
Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, personat që janë në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore respektiv (shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri), duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që kanë paguar kontributet.

Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht prej vendit ku ka punuar, duke mundësuar krijimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet.

Për të marrë pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë, ndërsa në Shqipëri duhen minimalisht 15 vite. Dhe me këtë marrëveshje, të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtin minimal të viteve të punës, kanë mundësi të përfitojnë sepse vitet e punës bashkohen.

Ata që kanë 10 vite punë në Shqipëri, e më pas emigruan dhe bënë edhe 10 vite punë në Itali, do përfitojnë pension, duke marrë dy pensione: i pari nga Italia për aq vite punë që kanë atje dhe i dyti nga Shqipëria për vitet e punës që kanë bërë këtu. Pra secili shtet, do paguajë sipas viteve të punës respektive.

Related Posts

Reshje shiu dhe rënie temperaturash/ Meteorologia bën parashikimin e bujshëm: Moti bën kthesën e madhe këtë javë

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditës së sotme dhe në vijim, në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin. Porja tha…

“Lojtare shumë e keqe…”/Laerti bisedon me Valbonën për Eglin: Mbaroi dashuria!

Laerti ka biseduar me Valbonën për rihyrjen e Eglit dhe sjelljen e saj me banorët dhe Gjestin në veçanti. Laerti: Tani kjo pse rrin me të gjithë…

Jepet alarmi/ Në Shqipëri është futur një produkt rrezikshëm, mund të helmojë fëmijë e të rritur

Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serioz për shëndetin e njeriut. Ky parazit mund të…

LAJM ASPAK I MIRË! Ja çpo ndodh sot me euron dhe dollarin

Sot, më 17 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92 lekë. Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane…

“Acar dy ditët e para të javës, pastaj..” Sinoptikani jep parashikimin e motit per javën: Kthesa e motit vjen ditën e..

Java nis nën ndikimin e temperaturave të ulëta dhe reshjeve. Meteorologu Hakil Osmani thote se e hëna ka sjellë rënie të temperaturave dhe në disa zona malore,…

Këto 3 shenja të horoskopit e nisin javën mbarë! Fat në karrierë dhe zhvillime pozitive në…

Java e re që sapo ka nisur sjell me mundësi për zhvillim, ndryshim dhe përmirësim në jetën e përditshme. Sipas astrologëve, në ditët në vijim, tre shenja…