Pse gruaja shqiptare ecte pas burrit?

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht në segmentet rurale të saj, gjatë rrugëtimit, vajza ose gruaja e shtëpisë nuk duhej të ecte para babait, dajës, xhaxhait, vëllait, apo bashkëshortit.

Pra, asnjëherë vajza ose gruaja nuk mund të ecte para burrave.

Në paragrafin 14 te Kanuni i Dibrës, theksohet prerazi:

“Nuset e gratë e shpisë, kudo me shkue, duhet me pasë nji burrë përpara. Vetëm mrena katundit ato mund të përcillen prej një djali të ri që nuk është në moshë të armëve”.

Detyrimi për t’i lënë gjithmonë gratë prapa burrave ndër shqiptarët është interpretuar si dëshmi simbolike e shpërfilljes deri në përçmim ndaj vajzave e grave.

Por, përtej një interpretim të tillë, ecja e gruas gjithnjë prapa, e shndërronte atë në një mburojë natyrore, shumë të sigurt për bashkëshortin ose çdo burrë të fisit të saj ose të bashkëshortit që i printe në rrugët plot rreziqeve të krahinave fshatare.

Gruaja nuk mund të vritej në mënyrë të qëllimshme dhe për rrjedhojë, edhe burri që i printe asaj nuk mund të vritej prapa krahëve.

Në paragrafët 2945, 2946 dhe 2947 te Kanuni i Skëndërbegut theksohet prerazi:

“Për gjak burri vret burrë… gruaja nuk vritet as për gja k gruaje. Pushka asht për burra. Burri nuk kapet me gra, gruaja është e paprekshme… kush vret grua koritet…”

Në studimet për shoqërinë tradicionale shqiptare pothuajse asnjëherë nuk është argumentuar misioni fisnik i këtij statusi të nënrenditur të vajzave e grave në krahasim me atë të burrave përgjatë rrugëtimeve, sidomos në rajonet me shkallë më të lartë rrezikshmërie.

/Zyhdi Dervishi – “Lente të ndërveprimit simbolik”/

Related Posts

Eglin nuk e ndal dot më asgjë! Rikhthehet më e fortë se kurrë, ja cfarë i bëri Gjestit dhe Rozanës sapo hyri

Rikthimi i Egli Takos në Big Brother VIP Albania nuk ka kaluar pa tensione. Që në orët e para pas rikthimit, ajo është përfshirë në një debat…

E papritur çfarë i ka ndodhur Eglit jashtë pas rikthimit në Big Brother Vip, mund të lërë sërish shtëpinë?

Vendimi i Egli Takos për t’u rikthyer në garën e Big Brother VIP Albania ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh mes ndjekësve të saj. Pasi u…

“Më ka rr’ezikuar jetën…”, Shkëlzeni flet për konfIiktet me G Banin!

I ftuar në emisionin “Fan Club” në Top Channel ka qenë ish konkurrenti i “BBV”, Shkëlzeni. I pyetur nga moderatorja Heidi se si i ka kaluar ditët…

Ilnisa habit me deklaratën e saj ndaj Laertit: Valbona ia kujton dikë nga jashtë dhe ai është i përmalluar

Marrëdhënia mes Valbonës dhe Laertit në Big Brother VIP Albania ka qenë temë e nxehtë diskutimi, veçanërisht pas një momenti kur Valbona i tha Laertit se ai…

Po ta dinte nuk do te futej perseri/ Pas rikthimit ne BBV4, Egli Takos i ndodh e papritura e ‘MADHE’ jashte…

Egli Tako është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ajo bëri të ditur se këtë herë do të jetë për veten…

Egli komenton afrimitetin e Rozanës me Gjestin!: “Unë bëj Iuftën ata përqafohen…”

Sapo ka hyrë në shtëpi Egli ka nisur të debatojë me Rozanën. Rozana: Ti paske ardhur për Rozana Radin jo për veten tënde. Mua më vjen mirë…