Gjesti e përzgjodhi për t’u rikthyer në shtëpinë e BBVA, por reagimi i G-Banit nuk pritej

Ish-banori i BBVA, G Bani, u përjashtua nga loja me Zarf të Zi duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother, pak dite më parë. Por mbrëmjen e djeshme Gjesti kishte mundësinë nga zarfi që hapi nga ‘valixhja e tundimeve’ që të zgjidhte shtatë nga ish-banorët e këtij edicioni për t’i rikthyer 3 prej tyre sërish në lojë pas televotimit nga publiku.

Dhe pikërisht një prej emrave ishte edhe G Bani, por si ndihet ai për këtë?

“Nuk e di në fakt a do të ekzistojë ky rikthimi, nëse është potencialisht e mundur. Nuk besoj se njeriu para se të marrë okej nga publiku, mund të fillojë të mendojë. Në një pjesë të trurit tim e mendoj si mundësi dhe si opsion por nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë për momentin”.

Teksa u pyet sesi e sheh G Bani zgjedhjen e Gjestit për t’i dhënë një shans të dytë dhe për ta bërë pjesë të televotimit, ai u përgjigj:

“Gjesti nuk më ka dhënë një shans mua sepse unë nuk e lë veten time që të më japë një shans as Gjesti dhe as kërrkush. Ai i ka dhënë një shans lojës së tij, sepse është një lojtar me këllqe që ato coftina e tjera që janë aty brenda asnjëri nga ata nuk do të kishte forcën dhe besimin tek vetja që ta bënte. Ata që hiqen si politikisht korrekt, hipokritët e tjerë. Ai e ka vetbesimin për ta bërë diçka të tillë meqë është edhe vetë i përfshirë drejtpërdrejt me këtë situatën që ka ekzistuar midis meje dhe atij.

Këta të zgjuarit që e kanë zgjedh për lider për arsye se nuk bën punët e shtëpisë apo që vjedh cigaret. Nuk e di se për cilën arsye e kanë zgjedhur si lider. Por sidoqoftë të gjithë ata janë kthyer në fansat e Gjestit. Ai po bën një lojë të shkëlqyeshme me veten e tij por është për të ardhur keq se sa të mjerë janë ata oborrtarët e tij.”

Related Posts

Xheneta i përgjigjet Gjestit: Për atë femrën e ulët ka qarë dhe ka vrapuar…

Xheneta Fetahu ka qenë e ftuar në “E Diell”, ku ka folur sërish për lojën në Big Brother VIP Kosova 3, por edhe për Gjestin. Ajo i…

E TRlSHTE/ Ish-banori i “Big Brother Vip” njofton ndarjen nga jeta të babait

Ish-banori i Big Brother VIP, Elvis Myrta, ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes. Gazetari ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij, Qemalit i cili…

E papritur! Ledri Vula me semundje te pasherueshme, ja nga se vuan dhe cfare ndodh

I njohur si këngëtari i hiteve, Ledri Vula, është një nga këngëtarët më të pëlqyerit të momentit, por edhe ndër më simpatikët. Kohët e fundit ai ka…

“Shi dhe reshje dëbore”/ Meteorologia Lajda Porja zbulon se si do të mbyllet muaji shkurt

Meteorologia Lajda Porja tha këtë të hënë në Euronews Albania se ditët e fundit të shkurtit pritet të jenë me mot të paqëndrueshëm. Ajo tha se parashikohet…

Behuni gati! Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa. Kjo…

Xheneta zyrtarisht pjesë e Top Channel si opinioniste, do e shohim në këtë emision…

Finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, është një nga emrat më të komentuar të momentit dhe duket se po shfrytëzon famën e saj për…