Françeska Murati tregon momentin e largimit të Gilit nga “Big Brother”: Doli duke qarë…

Ish-banorja e “Big Brother Vip 3”, Françeska Murati, ishte e ftuar në emisionin e “Big Brother Radio” në TAR, ku ka komentuar videot më të klikuara të ditës së djeshme dhe temat më të diskutuara në rrjet.

Kryefjala ishin debati i G-Banit dhe Laertit, por bomba më e madhe ishte fakti që Gili dhe Redoni, zgjodhën me dëshirën e tyre të largohen nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gili dhe Redoni, nënë e bir, u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania 4” si një banor i vetëm. I pari që e la shtëpinë ishte Redoni, ndërsa Gili komunikoi këtë vendim me banorët e tjerë.

Ajo shpjegoi se djali i saj nuk po e përballonte dot trysninë e ambientit të lojës dhe kishte vendosur të largohej. Pasi Redoni u largua, Gili sigurisht që e ndoqi nga pas, edhe ajo vendosi gjithashtu të largohet nga shtëpia më e famshme në vend.

Ekskluzivisht për Top Albania Radio Françeska Murati, e cila ndodhej pranë ambienteve të shtëpisë në Top Channel, tha se kishte parë Gilin duke dalë nga shtëpia, ndërkohë që ishte duke qarë.

“Unë sapo erdha nga ambientet e Top Channel. Unë sapo futesha në parkim, ku është praktikisht shtëpia e “Big Brother”, pashë Gilin duke qarë. Edhe unë që fërkova sytë dhe thashë ‘Gili është kjo? U futa tek grimi dhe thashë ‘njerëz pashë Gilin, a jam çmendur`? Pastaj kur doli lajmi, kuptova që Gili ishte larguar dhe unë nuk isha çmendur. Duke qarë. Shumë e emocionuar. Dhe unë isha ‘çfarë po ndodh”?

Si e komenton Françeska pjesëmarrjen e tyre në “BBV”?

“Unë mendoj që ato ishin surpriza e këtij viti. Një nënë e bir që kanë treguar qytetarinë dhe realitetin se si mund të jetë një nënë me fëmijën e vet para kamerave me atë dashurinë, kujdesin që kishin për njëri-tjetrin dhe një marrëdhënie të vërtetë e të sinqertë e një mamaje dhe djalit të saj”.

Related Posts

Po gërmonin për të hapur themelin e shtëpisë, babë e bir gjejnë qypat dhe bëhen “MILIONERE”

Berati eshte qytet antik dhe ne te gjenden vlera si ne toke dhe jashte saj Byrati eshte nje qytet endrrash per ate qe e viziton po keshtu…

Si të kuptojmë që kemi probleme me veshkat nga mjekja Marsida Duli

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte mjekja nefrologe Marsida Duli që foli për rëndësinë e interpretimit të analizave dhe…

Sot dita e fundit e ‘vjeshtës’, temperaturat e ulëta do të ‘pushtojnë’ vendin. Kur nis dimri ‘i egër’

Meteorologia Tanja Porja është shprehur në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se dita e sotme do të jetë dita e fundit me temperatura kaq të larta, si…

PARALAJMERON mjekja e famshme: Mos guxoni më të ur*noni në dush, ja çfarë mund t’ju ndodh më pas

Njê mjeke e njohur nê rrjet i kɑ pɑrɑlɑjmêruɑr njerêzit qê tê ndɑlojnê sê urinuɑri nê dush. Urogjinekologiɑ Dr Teresɑ Irwin, e speciɑlizuɑr nê shêndetin urinɑr, u…

Plagosja e rëndë në Fier/ 40-vjeçari nxirret në pritë nga ish-gruaja, ja cfare i kerkoi i dashuri i saj

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja që ndodhi disa ditë më parë në qytetin e Fierit, ku një 40-vjeçar u qëllua me armë zjarri në vendin…

Do qani me lot! ‘Jetim dhe i birësuar’/ Historia e trishtë e Gjestit, banorit të ‘BBVA 4’

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura dhe të diskutuara në reality show-t shqiptare. Karizma dhe sinqeriteti i tij…