Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ka raportuar kushtet alarmante në Spitalin Psikiatrik të Tiranës.
Ai shprehet pacientët e këtij institucioni janë të detyruar të përballojnë temperatura të ulëta për shkak të dritareve të thyera, që lejojnë të ftohtin të hyjë brenda ambienteve të spitalit.
Në pamjet e siguruara nga qytetari denoncues, duken qartë kushtet e mjerueshme në të cilat ndodhet spitali, me dritare të mbuluara me batanije si një përpjekje e dëshpëruar për t’u mbrojtur nga i ftohti.
Sikur të mos mjaftonte kjo, në ambientet e jashtme shihen edhe një pirg plehrash, të cilat nuk janë pastruar.
Denoncuesi bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga shteti, pasi gjendja është e papranueshme.
Mesazhi i plotë i denoncuesit:
“Përshëndetje JOQ! Shikoni kushtet e Spitalit Psikiatrik të Tiranës, në çfarë gjendje të mjerueshme janë! As kafshët nuk mund të jetojnë në një ambient të tillë. Dritaret janë të thyera dhe është shumë ftohtë. Ju lutem, postojeni që të ketë një ndërhyrje nga shteti sa më parë!”