Pas10 vitesh pa shtëpi. Vjen lajm i mirë për Parashqevi Simakun nga 1 janari

Që prej momentit të zbulimit të saj nga një kronikë lajmesh e televizionit ABC7NY që u publikua nga gazetari Blendi Fevziu duke kërkuar informacion për të pastrehën me emrin “Simaku Nolfe” që merrte çantën e ndihmave, Parashqevi Simaku qëndron pranë biznesmenit Elton Ilirjani.

Pas gjetjes së këngëtares nga një shqiptare në Nju-Jork, Elvira Tata dhe më pas bashkëpunimit të saj me Ilirjanin, artistja u vendos në një dhomë hoteli në Manhattan.

Si Ilirjani, ashtu edhe Tata kanë ndarë detaje rreth saj, por më e rëndësishmja është që Parashqevi Simaku nuk është më e pastrehë. Sipas videove të shpërndara nga biznesmeni, ajo ka mundur të flasë me ish-bashkëshortin dhe djalin, si edhe të takojë nipin.

Tashmë, situata e saj duket se po lehtësohet edhe më shumë. Elton Ilirjani ka ndarë një përditësim për këngëtaren në rrjetet e tij sociale ku shkruan se falë ndihmës së një biznesmeni, Simaku do të qëndrojë në një apartament.

“Duke filluar nga data 1 janar 2025, biznesmeni i parë shqiptar është ofruar t’i paguajë qiranë mujore të apartamentit në Manhatan Parashqevi Simakut”.

Ilirjani nuk e ka zbuluar emrin e personit që ka marrë përsipër këtë angazhim.

Related Posts

Një qytetarja rrëfen përvojën të fr*kshme: Më bën magji, vezët i kishin futur në mur

Një qytetare ka dërguar një video dhe rrëfim në redaksinë tonë, ku tregon për një “zbulim” të çuditshëm në avllinë e shtëpisë së saj: disa vezë të…

19-vjeçari i dh*nuar në Lundër është djali i ish-deputetit Mhill Fufi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në zonën e Lundrës, në afërsi të një kompleksi rezidencial, ku është dhunuar brutalisht Kristi Fufi, 19…

“Gjesti dhe Egli nuk mu dukën si çift”/ Menaxheri i VIP-ave tregon prapaskenat nga festa e BBV

Menaxheri i njohur i VIP-ave, Xhani Demika, ka ndarë së fundmi disa detaje interesante nga festa pas finales së Big Brother VIP Albania 4, ku vëmendja ishte…

Familja e Gjestit i qëndroi ftohtë/ Por cili ishte reagimi i familjarëve të Eglit kur Gjesti u shpall fitues i BBV?

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2025/04/snapins-ai_3617771486334421726.mp4

21 vjet i fjetur mes jetës dhe mrekullisë: Princi që nuk u zgjua kurrë mbush 36 vjeç

“Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite mbush 36 vjeç, 20 vjet në koma: një histori që vazhdon të prekë zemrat Princi saudit Al-Waleed bin Khaled bin Talal,…

“Enver Sekiraqa e kishte rr*hur Adelina Ismajlin”, çka tha dëshmitari në rastin e vr*sjes së Triumf Rizës?

Dëshmitari Blerim Shala, gjatë dhënies së dëshmisë në procesin gjyqësor ndaj Ilir dhe Rrahim Abdullahut, të akuzuar për vrasjen e policit Triumf Riza, tha se ky i…