Çfarë po ndodh në Korenë e Jugut?! Ushtria merr në dorë shtetin!

Mijëra qytetarë po përleshen me ushtarët dhe policinë në kryeqytetin e Koresë së Jugut pasi presidenti i vendit Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake.

Mes skenave kaotike jashtë parlamentit të vendit , deputetët brenda kanë votuar për të bllokuar deklaratën e presidentit dhe kryeparlamentari tha se ligji është i pavlefshëm, por ushtria është në rrugët e kryeqytetit.

Por çfarë është ligji ushtarak, pse e futi presidenti dhe pse protestojnë njerëzit?

Ligji ushtarak miraton një sundim të përkohshëm nga ushtria, dhe zakonisht thirret në kohë lufte, grusht shteti ose fatkeqësie natyrore.

Kur ligji ushtarak është në fuqi, komandanti i Forcave Ushtarake ka autoritet të pakufizuar.

“Unë shpall ligjin ushtarak për të mbrojtur Republikën e lirë të Koresë nga kërcënimi i forcave komuniste të Koresë së Veriut, për të zhdukur forcat e neveritshme antishtetërore pro-koreane që po plaçkitin lirinë dhe lumturinë e popullit tonë dhe për të mbrojtur kushtetutën e lirë.” – tha Yoon.