Dimri ka “trokitur”, por çfarë ndodh me trupin kur bën papritur ftohtë! Këshillat se si duhet të veproni

Shqipëria dhe vende të tjera të Mesdheut gëzojnë një mot përgjithësisht të mirë me diell, por kur dimri troket, i ftohti është i mprehtë.

Sipas të dhënave i ftohti, veçanërisht kur ndodh papritur, ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit.

Këto luhatje shëndetësore janë të rëndësishme dhe me to duhet patur kujdes.

Çfarë Ndodh me Ju Kur Bën Ftohtë Papritur?

Digjni më shumë kalori

Studimet, kanë treguar se ritmet bazë të metabolizmit ose djegia e kalorive pa aktivitet fizik rritet gjatë temperaturave të ftohta.

Kjo ndodh sepse trupi punon më shumë që të ngrohet.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të qëndroni në të ftohtë gjithë kohën.

Gishtat tkurren

Gishtat tkurren gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe enjten gjatë verës, thonë ekspertët.

Moti i ftohtë ngushton enët e gjakut në përpjekje për të ruajtur temperaturën e trupit.

Kjo do të thotë se gjaku qarkullon më pak nëpër gishta, rrjedhimisht duke i bërë ato të duken më të vegjël.

Dhimbje më të forta në gishta

Gjatë motit të ftohtë, disa njerëz vuajnë nga një simptomë e quajtur Sëmundja e Rejnaudit që shoqërohet me mpirje e të disa pjesëve të trupit si pasojë e të ftohtit ose stresit.

Kjo ndodh në zonën e duarve, këmbëve dhe veshëve dhe shkaktohet si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut që furnizojnë lëkurën me gjak.

Një gjë e tillë nuk është e rrezikshme por është e parehatshme dhe shkakton dhimbje.

Vishni rroba të përshtatshme dhe mos rrini shumë jashtë, thonë ekspertët.

Probleme me sytë

Kujdes me sytë gjatë të ftohtit.

Ekspozimi i tepërt në temperature të ftohta ndikon në shikimin tuaj.

Fytyra skuqet

Nëse gjatë ekspozimit në të ftohtë ën mëngjes ju skuqet hunda apo faqet atëherë duhet të dini se gjaku i anashkalon këto zona dhe fokusohet tek zemra ose mushkëritë.

Kur ngroheni gjaku rikthehet në rrugëtimin normal duke shkaktuar skuqje.

Probleme me zemrën

Kjo ndodh zakonisht tek të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rreziku është në rritje sepse trupi përpiqet të ruajë nxehtësinë dhe rrit presionin në zemër.

Kjo e fundit duhet të punojë fort që të furnizojë gjakun tek gishtat e duarve dhe këmbëve.

Luhatje humori

Moti i ftohtë ka ndikim të fortë në gjendjen tuaj shpirtërore.

Rënia e temperaturave nënkupton më pak ditë dhe dritë.

Rrjedhimisht, trupi merr më pak vitaminë D.

Mungesa e dritës dhe vitaminës shkakton depresion dhe çrregullime humori.

Suplementat e vitaminës D duhen marrë në konsideratë për të kuruar problemet me humorin./AgroWeb.org

Related Posts

Gjestit i behet dhe kenge jashte BBVA

Tensione në “Big Brother”, Xumi i kthehet keq Gjestit në sy të Eglit: Të mbaj në ajër, legen!

Një tjetër moment tensioni është regjistruar në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. E sigurisht protagonist ka qenë Gjesti! Kësaj here këngëtari është kërcënuar nga një tjetër…

Gramosi sapo bëri një deklaratë befasuese për Gjestin

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Gramosi, ka qenë mëngjesin e kësaj të hëne i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka ndarë mendime të sinqerta rreth…

Po e priste të dilte nga BBVA, Redoni ‘LENDOHET’ nga sjellja e Eglit ndaj Gjestit?

Iftuar sot në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin në Top Channel ka qenë ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP. Redon Berani shprehu…

E akuzoi se i ka marre 100 mije euro/ Ish-menaxheri padit Gjestin për shpifje dhe prishje imazhi dhe nxjerr detaje tronditëse…

Ish-menaxheri i Gjestit, Samed Potera, ka konfirmuar se ka ngritur padi ndaj këngëtarit për “shpifje dhe prishje imazhi”. “Padinë e kam bërë sot për shkak të akuzës…

Moment ”romantik” në BBV: Gjesti dhe Egli shkëmbejnë një puthje (Video)

Pas gjithë përplasjeve të forta të ndodhura mes banorëve të shtëpisë së “Big Brother Vip”, produksioni vendosi t’i qetësojë pak gjakrat dhe t’i vendosë banorët në paqe…