Në fillim të seancës së ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, Behija dhe Zybetja treguan se kishin pasur edhe përplasje fizike mes tyre për kredinë. Behija e ka akuzuar prej vitesh motrën se ajo i ka marrë kredinë e butë, edhe pse kjo e fundit sqaron se ka përfituar një kredi konsumatore prej 11 milionë lekësh që e ka shlyer.
Behija thotë se punonjësja e bankës i ka thënë që e ka marrë Zybetja këtë kredi. Pas votimit të publikut të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan dhe një argumentimi nga Ardit Gjebrea se në këtë histori ka diçka që nuk shkon dhe Zybetja nuk ka gisht, Behija kujton përplasjen fizike mes tyre. Zybetja shton se ka qenë motra ajo që e ka sulmuar me çantë.
Behije: Komshiu te ai pallati që është kjo erdhi se ne po vriteshim, po rriheshim, sill kjo e sill unë! Kjo kap gurë, unë kap dërrasa, u dërrmuam!
Ardit Gjebrea: Po pra po, por si…
Eni Çobani: Si mundet në mes të qytetit të Elbasanit të bëhet një sjellje e tillë? Nuk ka një qytetar atje që të futet e të thotë çfarë problemi ka?
Zybete: Znj. Eni, po vritemi!
Eni Çobani: Znj. Zybete, si e lejon ti këtë histori?
Zybete: Ç’t’i bëja, ta vrisja? Vetëm vrasja ngeli! Sa më shikonte mua, “më more kredinë” tha! “Më more kredinë e butë! Më more shtëpinë”, tha! Çfarë të bëja? Duke ecur, kam dëshmitarë për këtë punë, e pashë që më kaloi, u shkëmbye, epo thashë do të ikë. Pas meje, siç e kishte çantën, “bam” mu këtu! Qe çanta që s’pati gjëra të rënda se do të kisha rënë përmbys!/tvklan.al