“Keni marr gra dashnoret tona…”, Stresi ‘thumbon’ rëndë…

Stresi ka qenë mjaft i përfolur para pak kohësh për shkak të arratisë dhe më pas dorëzimit në polici, pasi akuzohej për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Ai tërhiqte vëmendje edhe prej disa reagimeve nga arratia duke sfiduar forcat e rendit. Stresi ka pasur shpesh herë konflikte virtuale me personazhe të tjerë të njohur e së fundmi duket se gjakrat do të ndizen sërish. Kjo pasi me postimin e tij të ri ka shkruar ofendime duke iu referuar personave kundër tij pa përmendur emra. A keni sedër, karakter, gjak? Në vend që t’ju vijë ju turp, na vjen ne sepse keni marrë për gra dashnoret tona.