Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë tē parë pak muaj më parë. Moderatorja solli në jetë vajzën e tyre Luna Ejlli, e cila ka marrë vēmendjen e ndjekësve. Çifti shpesh herë ka ndarë me ndjekësit foto dhe video të ndryshme të vogëlushes së ëmbël.
Sot më 29 Nëntor, Kiarara ka publikuar disa foto të vogëlushes, me veshje kombëtare, me rastin e festave të Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë.
“Në atmosferën festive të 28-29 Nëntorit, festojmë edhe një gëzim të veçantë: bebushja jonë e zemrës që nesër mbush 7 muaj!Gëzuar festat dhe qofshin këto ditë plot lumturi e bekime për të gjithë!”- ka shrkuar Kiara në fotot e publikuara në Instagram.