Sali Berisha pas 11 muajsh ka shkelur sërish në selinë e Partisë Demokratike. Kjo pasi sot iu hoq arresti shtëpiak në lidhje me dosjen “Partizani”.
Qindra simpatizantë me flamurin e PD dhe atë kombëtar janë mbledhur jashtë selisë blu, ku mes brohoritjes kanë pritur kreun e PD-së, Sali Berisha.
“Berisha, Berisha, Berisha”, kanë thirrur simpatizantët.
Lideri demokrat ndodhej në “Arrest në shtëpi” prej 30 Dhjetorit 2023, kur Gjykata e Posaçme vendosi t’i kufizonte Sali Berishës lirinë, në kushtet kur ai nuk pranoi të paraqitej vullnetarisht përpara togave të zeza për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sot ai është lënë i lirë.