Sot në orët e para të mëngjesit, ndërroi jetë Festina Bujupi-Shala, pas një komplikimi të rëndë pas lindjes. Megjithë përpjekjet e mjekëve dhe forcën e saj për të luftuar, ajo nuk arriti t’ia dalë. Festina nga Arllati e martuar në Vukovc, ishte një grua e dashur, e cila për 9 vite priti me gëzim të madh të bëhej nënë, por fatkeqësisht nuk arriti ta shijojë këtë lumturi. Varrimi i të ndjerës u bë sot, në ora 15:00 në Vukovc (afër Sharrit).