G bani rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse

Rreperi G Bani, banor i Big Brother VIP Albania ka rrëfyer se si në moshën 11 vjeçar ka humbur shikimin në njërin sy.

Gjatë një bashkëbisedimi me Rozana Radin dhe Danjën, G bani ka treguar se me 7 janar të moshës 1992 kur ishte vetëm 11-vjeç plasi një kapsollë dinamiti në një zjarr, ku ciflat ju futën në retinën e syrit dhe humbi shikimin. Më von ai iu nënshtrua operacionit ndërsa tani shikon deri në 50%.

“Kam qenë 11 vjeç, më 7 janar të 1992. Me kapsoll dinamiti. Ishia tek dyqani që kishin hapur prindërit, e nxorrën babin në asistencë të parakohëshme. Ka qenë oficer.

Dhe më thanë merr, Erin vëllain dhe na prit tek shtëpia. Gjeta Erin duke luajtur me top me një kushëri tonin. Do e merrja, por më tha aman të luajmë dhe pak dhe në shkëmbim më dha një kapsollë.

Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse sepse më merrte babi në poligon se e kisha oficer. Ma kishin tërhequr vëmendjen shumë herë se shkoja tek ushtarët ju kërkoja municion.

Ndeza një zjarr dhe e hodha atë kapsollën, dhe e ngacmova. Ajo shpëertheu. Ajo plasi dhe ciflat më hynë në retinën e syrit. Shikimin e kam 50 % të qartë, shikoj ngjyrat.”

@itscloeos1 #CapCut #gramos #kosova🇽🇰 #albania🇦🇱 #klajdmusabelliu #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #prishtina #gertagixhari #liviabrunga #laertvasili #laertvasili #mazllumalushi #foryoupage #valbona #valbona #gbani #gjesti #rozanaradi #mazllumallushi ♬ suono originale – cloeos1

Related Posts

“Kjo me gurë e unë me dërrasa!”/ Zybetja tregon si e qëlloi motra: Me çantë, bam në kokë!

Në fillim të seancës së ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, Behija dhe Zybetja treguan se kishin pasur edhe përplasje fizike mes tyre për kredinë. Behija e ka…

“Më rrahu në sy të djalit”/ Rikthimi në shtëpinë e dhunës: Momenti kur mbaroi çdo gjë

Pas përfundimit të operacionit të rrezikshëm që kërcënonte jetën e saj e të djalit, Nexhi e la maternitetin me mrekullinë e saj të vogël në krahë që…

Dhimbja e fashitur nga dashuria, vajza falenderon nënën: Prej teje kam jetën e dytë!

Furtunat e jetës e goditën Nexhin që në moshën 19-vjeçare, me një histori dashurie që për 7 vite e ktheu në viktimë të dhunës. Ajo ndau në…

24-vjecarja lind papritur dhe nuk e dinte që ishte shtatzën

Nje vajze e re nuk e dinte qe ishte shtatzen deri sa papritur ajo kishte rrjedhje gjaku dhe me urgjence shkoi ne spital. Por me pas ajo…

Bora dhe ngricat, Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht mësimin në 77 shkolla. Ja cilat janë

Tiranë- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka informuar se për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si…

Mesazhi prekës i Anthony Hopkins pas zjarreve që i shkatërruan shtëpinë

Aktori i famshëm dhe fitues i dy çmimeve Oscar, Sir Anthony Hopkins, ka ndarë një mesazh prekës për të gjithë ata që janë goditur nga zjarret shkatërruese…