SHKODRA- Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 17:29 në afërsi të Shkodrës, 14 kilometra në verilindje të qytetit. Raportohet se lëkundjet ishin me forcë 3.1 ballë teksa thellësia ka qenë 15 kilometra. Më parë u raportua dhe për një tjetër lëkundje sizmike me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter, me epiqendër në Detin Adriatik si dhe një tjetër lëkundje me magnitudë 3.6 në zonën e Çorovodës.