E RËNDË/ I vdekur brenda banesës, komshinjtë njoftojnë policinë, burri kishte disa ditë që…

Një trup i pajetë është gjetur brenda banesës në katin e 8-të të një pallati në lagjen 8 Shkurti në Fier. Pasi gjitonët kanë lajmëruar policinë se i moshuari i identifikuar si Jemin Velcani rreth të 82- ve , i cili banonte i vetëm , kishte humbur kontaktet me familjarët prej disa ditësh, në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe shërbimet zjarrfikëse.

I moshuari është gjetur pa shenja jete dhe paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.