Rrëfimi i Eltonit: Babait i thashë se më pëlqenin meshkujt që në ’91-shin! Keshilla qe me dha me ndryshoi jeten

Biznesmeni Elton Ilirjani, si rrallë herë ka folur për jetën e tij private dhe atë profesionale.

I pyetur se si e mori vesh babai preferencat e tij seksuale, Eltoni shprehet se i tregoi vetë në vitin 1991. Ai i tregoi të atit se pëlqen një shok në klasë dhe kjo fillimisht e tronditi pa masë.

Sipas Elton Ilirjanit babai i tij i ka dhënë një këshillë mjaft të vlefshëm që i ka shërbyer dhe e ka bërë të jetë ai që është sot.

“Babai ka ndërruar jetë në 2010. Me të kam pasur një marrëdhënie sa të vështirë, edhe emocionuese edhe të bukur, por edhe shumë kërkuese nga ana e tij. Nëse mamaja më thoshte “shelegu” gjithë ditën, babai ishte ai i cili më përgatiste për një hap tjetër në jetë. Në ’91-shin shkova i thashë më pëlqen shoku i klasës, më pëlqejnë çunat.

E pashë që u trondit, sado që ai ishte një burrë shumë i kontrolluar dhe më thotë me biseda të gjata disa ditore, më uli dhe me fliste e më thoshte: Nuk ka asnjë gjë të keqe, thjesht është më e vështirë.

Ty të duhet të mësosh më shumë në shkollë dhe të bëhesh shumë i pasur që të blesh lirinë tënde sepse nuk do të të dojë asnjë tjetër, as nga motrat, as nga vëllezërit, as nga kushërinjtë, të duam ne dhe ty do të të keqpërdorin, do të të hedhin, do të të shajnë, do sëmuresh dhe do vdesësh. E vetmja mënyrë që ti të shpëtosh nga ky diskriminim, urrejtje, përjashtim, është që t’i të bëhesh i pasur dhe të blesh lirinë tënde.

Kur kanë qenë diskutimet në moshën time të adoleshencës që ky është as mashkull, as femër, “le të bëhet femër”, thoshin disa kodoshë të familjes sime. Kodoshllëku vjen nga injoranca. Babai më pyet, “ti do të jesh mashkull, apo do të jesh femër”? Unë i thashë dua të jem çun, e më tha “nëse do të jesh çun, duhet të mësosh se çunat si ti do blejnë lirinë”.

Tani e kuptoj çfarë ka thënë, kur vdiq në arkivol i kam bërë një foto të syve dhe ishin sytë më të bukur dhe tronditës sepse ishin sy që më flisnin dhe kishin një buzëqeshje. Isha i fundit që e preka. Babai im ishte një burrë shumë i çuditshëm dhe i fortë, ka përtypur shumë për të pasur një fëmijë si unë në ato vite”, tha ai për Top Channel.

Shiko edhe: Biseda e parë e Parashqevisë me djalin të dy shpërthejnë në lot

Related Posts

Nesër nuk do të ketë mësim në disa shkolla

Moti i keq ka marrë përmasa serioze në disa rajone të vendit duke pamundësuar zhvillim normal të procesit mësimor. Në bashkinë e Kurbinit është njoftuar se ditën…

Autostrada e re, dalin tarifat që duhet të paguani për segmentet Rinas-Thumanë, Kashar-Rinas dhe Kashar-Thumanë

Nga 4 janari është rikthyer pagesa për çdo kalim me automjet në rrugën e re që lidh Kasharin me Tiranën dhe anasjelltas. Autostrada është rreth 21 kilometra…

Rama debaton me komentuesit: Partia që të ka mbushur mendjen se jam dr*gaxhi më ka thyer hundën

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot “SY m’SY”, ku ashtu si në episodet e mëparshme u është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale. Rama iu përgjigj një prej…

Rëndohet gjendja në Qafën e Ulzës, qindra mjete të bllokuara

Situata në aksin nacional Burrel – Milot është përkeqësuar ndjeshëm në zonën e njohur si Qafa e Ulzës, ku qindra automjete janë bllokuar për orë të tëra….

Porsche Cayenne bie nga 70 metra në rrugën e Kishës së Laçit, rëndë çifti

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pranë rrugës së Kishës së Laçit, ku një automjet luksoz tip Porsche Cayenne ka rënë nga një lartësi prej rreth…

G Bani e pyeti për operacionet plastike, dalin fotot se si ka qënë Valbona Mhilli

G Bani ka komentuar pamjen e Valbona Mhillit dhe e ka pyetur vetë atë nëse hundën e ka të bërë apo të vetën. Valbona nga ana tjetër…