DeI VIDEO: Momenti kur v’rasësi qëIIon KIaudio Prendin brenda “Mercedesit”, shokët nxitojnë ta çojnë në spital

Pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e “Xhamllikut” tregojnë momentin kur 30 vjeçari Klaudio Prendi qëllohet për vdekje brenda makinës së tij. Djali i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi sapo doli nga lokali ku qëndronte me shokët. Gjithçka ndodh në pak sekonda; Klaudio Prendi sapo futet në mjetin “Mercedes Benz G Class” që e kishte parkuar buzë rrugës dhe menjëherë përballë vjen makina e autorëve, një Audi RS6.

Mjeti qëndron paralel me derën e parë të makinës së 30 vjeçarit dhe në këtë moment mendohet të jetë kryer vrasja me 5 plumba me pistoletë me silenciator. Mjeti i autorëve, të cilët mendohet se janë tre, largohet nga vendi i ngjarjes dhe aty vijnë shokët e Klaudios.

Ata grumbullohen të shqetësuar pranë “G Class” dhe më pas shohin se ai është i gjakosur. Siç duket dhe në pamjet që ka siguruar portali “JOQ Albania”, shokët nuk humbin kohë dhe nisen drejt spitalit me makinën e 30 vjeçarit.

Fatkeqësisht, Klaudio Prendi ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve nga arma e zjarrit, të shkaktuara në kokë dhe trup. Ndërkohë, Policia pak minuta pas vrasjes gjeti makinën e autorëve të djegur në Farkë dhe brenda saj armën e zjarrit pistoletë me silenciator.