Xum Allushi i tregoi org*nin gjenital banorit të Big Brother, reagon moderatorja: Kërko falje, mos dhuno! Jo me këto shfaqje që…

Veprimi i Xum Allushit në BBV mbrëmjen e Prime-it ndaj banorit të ri, Gramosit, i cili nuk është një personazh publik, ka bërë që Gerta Gixhari të reagojë.

Lidhur me veprimin e pahijshëm të komedianit, i cili i ‘tregoi’ organin gjenital banorit të ri, duke i thënë “damarin që kishe qejf do ta jap, të masturbohesh një herë”, moderatorja u shpreh se e gjithë kjo skenë ishte një akt dhune, për të cilën Xumi duhet të kërkojë falje.

Një gjë e tillë mesa duket nuk u pëlqye nga Xumi, i cili u “justifikua” se skena ishte dramë dhe i Gertës se ajo duhet të bëjë vizitë tek mjeku për sytë, pasi sipas tij veprimi që bëri nuk kishte përmbajtje dhune

Gerta: Ti duhet të kërkosh falje për atë skenën që bëre.

Xumi: Për kë?

Gerta: Dhe Olsi gjithashtu që përkrahu skenën tënde, sepse Olsi kërkon që ta dëgjojnë ndërkohë që mbron një lojë që ka në thelb dhunën.

Xumi: Ishte drama. Unë s’ pash asnjë lloj dhune. Unë të sugjeroj ty një palë syze ose një konsultë me mjekun sepse nuk kishte asnjë lloj dhune fare.

Sakaq, Xumi vijoi të këmbëngulte se është një aktor, e se si i tillë po vepron në shtëpi, pa akte dhune.

Gerta nuk e pranoi këtë gjë duke thënë “Jo këto shfaqje të shemtuara, që të japin takikardi”

Pjesë nga diskutimi:

Gerta: Ti duhet të kërkosh falje për atë skenën që bëre.

Xumi: Për kë?

Gerta: Dhe Olsi gjithashtu që përkrahu skenën tënde, sepse Olsi kërkon që ta dëgjojnë ndërkohë që mbron një lojë që ka në thelb dhunën.

Xumi: Ishte drama. Unë s’ pash asnjë lloj dhune. Unë të sugjeroj ty një palë syze ose një konsultë me mjekun sepse nuk kishte asnjë lloj dhune fare.

Gerta: Keni iniciuar një lëvizje që mbart dhunën, qoftë edhe në emër të lojës.

Xumi: Asnjë lloj dhune fare sepse ne kemi kënduar këngë që të bëjmë thirrje.

Gerta: Iku kënga, mbaroi. S’ke më këngë.

Xumi: Jo po ta them, një sekondë.

Gerta: Ose s’ ja merr këngës pra, meqe ke kënduar? Vazhdo këndo. Pse s’këndon? Se ishte ai që bëje humor pra, pse s’ këndon? Pse s’ bën më humor? Pse s’ bëhësh më i këndshëm siç ke qenë, por kërkon ta marrësh lojën me anë të dhunës.

Xumi: Një sekondë, një sekondë! Unë dhe Mariusi jemi të dy aktorë. Në këtë shtëpi ne kemi bërë komedi, po bëjmë aksion, që është pjese e aktrimit dhe jo dhunë.

Gerta: Për mua, nëse do të bësh shfaqje, shko bëj prova dhe na ftoni të gjithë si shtëpi në shfaqje dhe me kënaqësi do vijmë t’ju ndjekim. Nëse je i aftë ta bësh këtë gjë. Jo këto shfaqje, kështu të shëmtuara, që të japin takikardi.

Xumi: Ka dhe shfaqje komedie që nga të qeshurat e tepërt të japin aritmi të lartë zemre.

Related Posts

I riu dh*non nënën e tij, e bën për spital! Ja si është gjendja e gruas, vendoset në pr*anga 18-vjeçari (Emri)

Policia ka arrestuar një 18-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Në pranga ka rënë Samuele Hamzallari, banues në Vlorë. Ndërsa nëna e…

“Mos e hani karamelen e marrjes së rrogës në dorë”/ Rama: Brenda 2030, pensioni 200 euro

Nga takimi me fermerët në Cërrik për mbështetjen e deritanishme përmes skemave mbështetëse, kryeministri Edi Rama foli edhe për pensionet. Rama tha se brenda vitit 2030 synohet…

“Nuk është shumë i shkolluar, por…”/ Zhaklin Lekatari habit me deklaratën e saj për Gjestin

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP 2”, Zhaklin Lekatari, ishte së fundmi e ftuar në “Fan Club”, ku ndau mendimet e saj për edicionin aktual të reality show-t…

E rëndë/ Ishte shok skuadre me Florent Hasanin, ndërron jetë futbollisti pasi u hodh nga kati i 11-të. Misteri që rrethon vd*ekjen

Një lajm i trishtë ka tronditur sot botën e futbollit. Futbollisti Aron Boupendza ka ndërruar jetë, pasi është hedhur nga kati i 11-të i një pallati në…

“Ekziston Karma”/ Ky është komenti që Xum Allushi ka për raportin e tij me Eglin

Mbrëmjen e kaluar, në “Big Brother VIP Fan Club” ishte i pranishëm edhe Xum Allushi, një prej banorëve më të komentuar të këtij edicioni. Në një moment…

Alba kaloi natën me Limin, “shp*ërthen” Big Mama: Të shfrytëzoi për një natë, gjithë Shqipëria t’i ka dëgjuar klithmat

Alba dhe Lim Hoti kanë kaluar natën bashkë në të njëjtin krevat, gjë që ka shkaktuar diskutime dhe dyshime mes banorëve të tjerë të “Ferma VIP”. Disa…