Sali Berisha: Pogradeci ndodhet para një agresioni mafioz të klaneve Rama-Xhafaj që do t`i zhdukë identitetin

Gjatë fjalës së tij në takimin me aktivistët dhe urbanistët e qytetit të Pogradecit, lideri demokrat Sali Berisha, u shpreh se nëse qytetarët nuk i dalin zot këtij qyteti, kullat që po ndërtohen do të vazhdojnë deri në Tushemisht, madje dhe kur të mbarojë ky territor, do i kthehen territorit tjetër, nga Pogradeci në Lin.

“Armand Lilo që përflitet se është autori i këtyre kullave, e paraqesin si krushqi të Fatmir Xhafës. Nuk e di nëse kanë lidhje me krushqinë e tyre, por një gjë është e sigurtë. Kanë lidhje me mafiozin Fatmir, kanë lidhje me klanin e drogës”,– u shpreh Berisha.

Gjithashtu, ish-kryeministri i vendit thekson se Pogradecin po e sulmojnë dy klanet mafioze më të fuqishme të pushtetit, klani Rama dhe klani Xhafa.

Më tej, Berisha shton se Pogradeci ndodhet para një agresioni mafioz, që do t`i zhdukë identitetin e tij.

Fjala e plotë:

Tani qytetit i del bajlozi i zi. Liqeni nuk ka bajloz të zi, i del si kuçedër, i del mafia dhe do të ja lidhë sytë, do të ja shkatërrojë brigjet, të ja prishë identitetin. Faktikisht do ta transfigurojë dhe e tëra vetëm për qëllime pasurimi të saj.

Por mendja më e mbrapshtë mbi tokë nuk mund të bëhet, se e transformuar nga mafia, nga vjedhjet se sa të imagjinosh kullat buzë këtij liqeni.

Ky bukurinë e ka për tu parë, për t`u soditur, apo për tu bllokuar me kulla. U garantoj se ato kulla që fillojnë aty, nëse qytetarët nuk i dalin zot këtij qyteti, do të vazhdojnë gjer në Tushemisht. Dhe kur të mbarojë ky territor, do i kthehen territorit tjetër, nga Pogradeci në Lin.

Ju nuk mund të imagjinoni se cilat janë sasitë kolosale gjigante, të narkoeurove të trafikantëve shqiptare.

Këtu u tha se janë 120 studio arkitekturore botërore. Dhe natyrisht kjo është risi pozitive, por problemi është ky, se prapa projekteve të tyre janë organizatat kriminale më të rrezikshme të Europës dhe botës. Janë ato organizata që me fuqinë e tyre kanë shtrirë përdhe monedhën e BE-së dhe dollarin amerikan, i kanë zhvlerësuar në mënyrë të pamëshirë 30-40 përqind të tyre, duke ndëshkuar në këtë mënyrë, në mënyrë apo një tjetër, çdo qytetar shqiptar që jeton me ndershmëri dhe djersën e tij.

Vetëm njëri prej tyre ka transferuar nga bandat e Dubait në bankat Europiane, 3 miliardë euro. Që të gjithë këta kanë një shtyllë dhe ky është Edi Rama.

Armand Lilo që përflitet se është autori i këtyre kullave, e paraqesin si krushqi të Fatmir Xhafës. Nuk e di nëse kanë lidhje me krushqinë e tyre, por një gjë është e sigurtë. Kanë lidhje me mafiozin Fatmir, kanë lidhje me klanin e drogës, Fatmir, Fatzi Xhafa. Dhe të mos mendojë kush kurrë se, do të guxonte as Armandi dhe as Fatziu që të imagjinojnë një kullë apo një ndërtim këtu, pa padrinon, pa Edi Ramën. Jo absolutisht.

Sot dihet miq, nuk duhet të bëhemi naiv, dihet se ky është kryeministri i vetëm në botë i cili firmos për çdo leje ndërtimi në territorin e këtij vendi, pa le më në zonat turistike.

Pra, Pogradecin kush po e sulmon. Po e sulmojnë dy klanet mafioze më të fuqishme të pushtetit, klani Rama dhe klani Xhafaj. Edhe njëherë nuk kam asnjë dijeni se, ky Lilo ka lidhje gjaku me krushqinë e Fatmir Xhafës. Fare s’më intereson. Më intereson që firmat e zeza të Fatmir Xhafës janë në mbështetje duke i dhënë tokë këtij në Tiranë etj., etj. Një seri veprimesh. Kjo është e vërteta.

Pogradeci ndodhet para një agresioni mafioz që do ti zhdukë identitetin e tij.

Related Posts

Burri bie shume nga pesha pasi mbante diet gruaja i kërkon divorcin ngaqe ajo nuk binte dot nga pesha

Humbja e peshës në një mënyrë të shëndetshme është një arritje pozitive dhe që ndryshon jetën në disa raste. Mirëpo një bashkëshort i shkatërruar ka shpjeguar se…

10 emra te bukur per djem shkronja B

10 emra te bukur per djem shkronja B 1-Bardhi 2-Bardhyl 3-Barid 4-Bledar 5-Beni 6-Berat 7-Besart 8-Besian 9-Besmir 10-Besnik

A deshironi ta beni pilafin si ne restorant? Kjo eshte receta

Zakonisht kur gatuani oriz ne shtepi,ju ndiqni udhezimet ne paketimin e tij,por perseri shija ne fund nuk eshte sic e prisnit. Orizi i gatuar ne menyre perfekte,eshte…

18-vjecarja martohet me 60-vjecarin dhe cuditë të gjithë me fjalet që thotë për të

Nje vajze 18 vjecare eshte martguar me nje 60-vjecar. Lidhja e tyre ka cuditur te gjithe pasi diferenca eshte shume e madhe. Çifti i lumtur shpërndan rregullisht…

Të gjithë kujtojnë se jemi binjake por jemi nënë e bijë dhe të gjithë cuditen me ne

Nje nene 63 vjecare eshte njesoj si vajza e saj 33 vjec edhe pse ata kane 30 vjet diference. Fiziku dhe fytyra e tyre eshte e njejete…

Receta e supës për diabetikët, e cila është e lehtë për t’u përgatitur, mban nivelet e sheqerit në gjaak të ulëta. Video

Supa ‘e shijshme’ ka një indeks të ulët glicemik (GI) dhe është e mbushur plot me antioksidantë, vitamina, minerale dhe fibra Një nutricioniste është lavdëruar për ndarjen…