Tradhtia dhe ndarja! I propozoi për martesë, si Kida i mori partnerin influenceres!

Influencerja kosovare Lena Berisha, ka sqaruar së fundmi të vërtetën e cila fshihet pas lajmeve virale ku thuhet se këngëtarja Orhideja Latifi, e njohur si ‘Kida’ i mori të dashurin.

Lena ka treguar se ish-partneri i saj e ka tradhtuar atë me Kidën, teksa tha se kjo ishte dhe arsyeja që influencerja ka hequr dorë nga muzika.

Mirëpo Lena thekson se situata është keqkuptuar nga ndjekësit pasi për këtë tradhti ajo nuk ja ka vënë fajin Kidës, teksa shprehet se: “Askush nuk ta merr dikë me zor”.

“Mua më është bërë pyetja ‘Pse e ke lënë muzikën?’ dhe unë kam thënë sepse më ka lënë ai tjetri për një këngëtare, nuk kam thënë unë ‘ma ka marrë ajo me zor,’ sepse askush s’ta merr dikë me zor,” është shprehur Lena.

Ndër të tjera influencerja tregon se ajo tradhti e ka lënduar shumë dhe në këtë pikë të jetës që është nuk i beson askujt.

“Më ka lënduar patjetër, nuk mendoj se dikush që e ka kaluar këtë gjë nuk është lënduar, sidomos kur e do dikë shumë. Ka pasur momente shumë të këqija por fatmirësisht i kam kaluar të gjitha me familjen time dhe psikologen,” tha ajo ndërsa shtoi se: “Atëherë ndihesha keq por tani kur e mendoj më ka vlejtur shumë, më ka ndryshuar totalisht, me ka pjekur si njeri.”

Kujtojmë që këngëtarja e njohur Kida vetëm pak ditë më parë , dhuratën më të bukur për ditëlindje e ka marrë nga partneri i saj.

Partneri, të cilin Kida e ka mbajtur përgjatë gjithë kësaj kohe jashtë syrit të publikut, i ka propozuar për martesë në mënyrën më të veçantë. Me kombinime dritash në qiell, ai i ka uruar ditëlindjen dhe i ka bërë propozimin.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time! Je gati gati? Le të fillojë loja… do të martohesh me mua?”, shkruhej nga partneri.

Kida, e emocionuar, i tha po, ndërsa në postim shprehet duke thënë “Ndriçove qiellin siç më ke ndriçuar mua”.

Related Posts

Vritet kryebashkiaku, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin! Plagoset i mituri

Kryebashkiaku i Arenillas, Eber Ponce Rosero, vdiq pasi u qëllua me pesë plumba teksa po lëvizte me makinë me djalin e tij të mitur drejt juglindjes së…

U ekzekutua mbrëmë në kryeqytet, ky është biznesmeni Bujar Nasufi(Foto)

Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek zona e Pallatit me Shigjeta. Balkanweb publikon foton e biznesmenit që mbeti viktimë, Nasufi….

E hëna me ulje temperaturash, nga e marta do të ketë përmirësim

Kjo javë në territorin shqiptar do të nisë me temperatura shumë të ulëta. Meterologu i MeteoAlb, Hakil Osmani thotë se nga e marta e në vijim, do…

E TURPSHME! “Big Brother Vip Albania”/ Jozi dhe G Bani përndjekin Gjestin, i ofendojnë familjarët (VIDEO)

Gjesti, një nga banorët më të aktivë në “Big Brother VIP Albania”, ka vazhduar të përballet me tensione të forta në shtëpi. Së fundmi, ai ka pasur…

Dimri ka “trokitur”, por çfarë ndodh me trupin kur bën papritur ftohtë! Këshillat se si duhet të veproni

Shqipëria dhe vende të tjera të Mesdheut gëzojnë një mot përgjithësisht të mirë me diell, por kur dimri troket, i ftohti është i mprehtë. Sipas të dhënave…

“Kjo me gurë e unë me dërrasa!”/ Zybetja tregon si e qëlloi motra: Me çantë, bam në kokë!

Në fillim të seancës së ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, Behija dhe Zybetja treguan se kishin pasur edhe përplasje fizike mes tyre për kredinë. Behija e ka…