“Të përfshirë edhe persona të tjerë”, gazetarja tregon detaje nga ngjarja në Astir: Nuk u gjet vetëm kok*inë

Gazetarja Sara Demushi ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas saj, vajza e përfshirë në incident nuk ka qenë viktimë dhune, por ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Demushi theksoi se gjatë hetimeve dhe ekzaminimeve mjekësore, nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj vajzës.

“Ajo ka deklaruar se ndihej e rrezikuar kur ka parë armët dhe ka vendosur të telefonojë familjen e saj, por në momentin e ekzaminimit, mjekët nuk kanë konstatuar shenja dhune”, tha gazetarja.

Një tjetër detaj i rëndësishëm që gazetarja solli ishte prania e tre vajzave të tjera gjatë natës së ngjarjes, përveç personave të shpallur në kërkim.

Sipas saj, ka pasur hyrje dhe dalje të tjera në atë banesë, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur atje.

“Përveç këtyre 5 personave që janë në kërkim gjatë natës të së mërkurës ka pasur dhe hyrje-dalje të tjera. Kanë qenë dhe tre vajza të tjera së bashku me 21-vjeçaren që kanë frekuentuar këto ambiente, por se çfarë ka ndodhur aty nuk dihet. Dhunë ndaj saj nuk ka pasur por janë përdorur lëndët narkotike”, u shpreh gazetarja për “Euronews Albania”.

Ajo theksoi se gjatë kontrollit në banesë janë gjetur edhe shenja të konsumimit të lëndëve narkotike, duke përfshirë heroinën.

“Dhunë ndaj vajzës nuk ka pasur, por janë përdorur lëndë narkotike, përfshirë heroinën”, përfundoi gazetarja.

Related Posts

HOT HOT 7

HOT HOT

HOT HOT 1

Çfarë ndodhi? Egli shpërthen në lot: Dëgjova diçka që është shumë rëndë… (Video)

Para pak minutash, Egli Tako ka qenë duke qarë në krevat. Afër i ka ndejtur vetëm Loredana, e cila e ka këshilluar që ti marr gjërat me…

E zuri korrenti, humb jetën 46-vjeçarja në Berat

Një 46-vjeçare ka humbur jetën në Berat pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin…

TikTok nuk do mbyllet! Kompania kineze shpjegon variantin e saj për bisedën me kryeministrin Rama

Për herë të parë kompania Tik Tok jep varantin e saj se çfarë biseduar me kryeministrin Edi Rama në Davos pas vendit të qeverisë shqiptare për ta…