Akuzohet se i ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro që të vriste gruan/ Alban Bengasi dorëzohet në polici, një ditë pas Apeli i GJKKO-së vendosi rikthimin e tij në burg

TIRANË- Një ditë pas Apeli i GJKKO-së vendosi rikthimin në burg të ish-avokatit, Alban Bengasi, ky i fundit është dorëzuar në Policinë e Tiranës. Pas procedurave të kryera në polici ai do të dërgohet ne një burg të sigurisë së lartë.

Apeli i Posaçëm ndryshoi vendimin e dënimit të ish- avokatit, ku nga 1 vit e 4 muaj do të kryejë përfundimisht 4 vite e 8 muaj burg. Ai u lirua në fund të korrikut pasi shkalla e parë i uli dënimin.

Dëshmia e Nuredin Dumanit ngarkoi me përgjegjësi penale avokatin Bengasi i cili i kishte ofruar Dumanit 120 mijë euro për të vrarë bashkëshorten. Bengasi u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.