Sot dita e fundit e ‘vjeshtës’, temperaturat e ulëta do të ‘pushtojnë’ vendin. Kur nis dimri ‘i egër’

Meteorologia Tanja Porja është shprehur në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se dita e sotme do të jetë dita e fundit me temperatura kaq të larta, si ato tipike të vjeshtës.

Porja tha se pjesa tjetër e janarit pritet të jetë me temperatura mjaft të ulëta, tipike si ato të një dimri të ‘egër’

Ajo tha gjithashtu se temperaturat gjatë këtyre ditëve në vendin tonë kanë qenë të larta, 19-20 gradë celcius, edhe për shkak të erës që ka qenë me drejtim jugor.

“Është çështje orësh, çështje 48 orësh, që moti të ndryshojë totalisht. Këto temperatura të larta 19 apo 20 gradë celcius mbase do i shohim nga muaji shkurt ose mars, pasi në ditët në vijim presim temperatura shumë të ulëta, tepër më të ulëta se ato tipiket e dimrit.

Ditën e sotme kemi një rënie të temperaturave me të paktën 2 gradë, kryesisht në zonat veriore, një rënie më të paktë në zonat qëndrore e ato jugore. Do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare, por jo reshje. Ruhet minimumi prej 2 gradësh në zonat malore.

Do të ketë kryesisht reshje shiu, ndërsa reshjet e dëborës gjatë ditës së sotme priten në lartësinë mbi 1500 metra. Do të kemi rrebeshe afatshkurtra herë pas here në skajin veri-perëndimor të territorit. Era me shpejtësi mesatare vijon të jetë jugore, prandaj kemi edhe temperatura kaq të larta”, tha meteorologia Porja, shkruan A2 CNN

Related Posts

Dalin rezultatet e para te sondazhit: Ja kush pritet te jete sonte FITUESI i BBV4

Si është të jetosh në shtëpinë e Big Brother Vip? Dëgjoni psikoIogen e banorëve

View this post on Instagram A post shared by Hipokrati – Top Channel (@hipokrati.tch)

Pak orë larg finales dhe daljes nga spektakli, Gjesti ka dy fjalë për Jozin dhe…

Në ditën e fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, vetëm pak orë para finales së madhe që do të mbahet sonte në mbrëmje, banorët…

“Prisnim që Laerti të shpërt’hente, Egli e di dhe vetë…”/ Tiri tregon se BBV 4 dëshiron t’a fitojë…

“Rozana pastaj nga ana tjetër, një shpirt luftarak, që dhe ajo i ka dhënë goxha shtëpisë” Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari…

Ikën pa paguar/ Roja i parkimit në Krujë tenton të ndaIojë turistët, νaret në kofanon e makinës, ρIagoset rëndë në kokë

Një roje parkingu është plagosur ditën e sotme në Krujë. Mësohet se roja ka tentuar të ndalë një çift turistësh të cilët po largoheshin pa paguar. Ata…

Gjesti, banori më i paguar pas BBV?! Gazetarja: “15 mijë euro koncerti…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja Klotilda Harka. Ajo ka komentuar më shumë banorët e “Big Brother VIP 4”, si dhe…