‘Isha gjithë natën me 5 persona’. Zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën: Isha e rrezikuar, kishin armë

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës 21-vjeç.

Në lidhje me këtë rast ka sjellë detaje të reja gazetari Merin Maçi. Ai u shpreh se vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe pas disa orësh i është marrë një dëshmi.

Ajo rrëfeu se mbrëmjen e djeshme ka qenë nën shoqërinë e 5 personave, 2 vajzave dhe 3 djemve. Vajzat, sipas gazetarit, janë shoqëruar nga policia, ndërsa po kërkohet të shoqërohen edhe djemtë.

21-vjeçarja është shprehur se ka qenë e rrezikuar pasi personat që kanë qenë me ta kanë qenë të armatosur.

“Ka rrëfyer se në banesë prej mbrëmjes së djeshme ka qenë nën shoqërinë e 5 personave të tjerë, dy vajzave dhe tre djemve. Nuk ka arritur t’i identifikojë të gjithë duke u shprehur se nuk i kujton personat në fjalë, vetëm dy vajzat ka identifikuar. Të paktën nga informacionet që unë kam ato pak minuta më parë janë shoqëruar nga policia, ndërkohë për tre djemtë është shprehur se mund t’i identifikojë në momentin që mund t’i shohë.

Ajo pretendon se nuk është dhunuar, por kujton se kanë qenë me armë personat në fjalë dhe ka qenë e rrezikuar gjatë gjithë kohës që qëndronte me ta. Këto deklarime janë vërtetuar edhe me verifikimet që janë bërë me pamjet filmike dhe personat janë identifikuar tashmë dhe po kërkohen për t’u shoqëruar”, u shpreh Maçi.

Gazetari tha se mbetet për t’u parë nëse ka qenë gjatë gjithë natës nën efektin e lëndëve narkotike apo është abuzuar me të.

Related Posts

Egli më në fund thyen heshtjen, befason me lajmin

Që pas përfundimit të ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako është shfaqur shumë pak në rrjetet sociale, por me në fund ka surprizuar ndjekësit. Gjatë kësaj kohe…

Kabina elektrike gati të shembet në Mirditë, rreth 30 familje rrezikojnë të mbesin pa energji

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, i cili ekspozon neglizhencën dhe rrezikun që kanoset mbi banorët e fshatit Perlat Qendër në Mirditë. Një…

“Dhoma me hekura për Ballukun është bërë gati”- Gazment Bardhi: Po shpenzon të gjitha fuqitë për të negociuar kohën! Kulmi i premtimeve/mashtrimeve është kur Belinda u jep garanci çunave se…

Këmbimi valutor 29 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Hetimi i SPAK ndaj lobimit 6 mln dollarë të PD/ Lala paralajmëron: Nëse është donacion i huaj, Noka përfundon në pranga

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv ka folur për verifikimin që SPAK ka nisur lidhur me kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA,…

Moti merr kthesën e papritur, sinoptikani zbulon cfarë pritet të ndodh ditët në vijim..

Ditët e fundit të prillit dhe fillimi i majit sjellin më në fund motin e ngrohtë e me diell. Meteorologu Hakil Osmani shprehet për Klan News se…