Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në Shkodër, ku mbetën të vrarë 2 persona. Dy viktimat e identifikuar janë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, teksa dyshohet për dy autorë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov. Lici dhe Bushati, në momentin e atentatit, kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip “S class”.
Detajet e fundit më poshtë:
Çfarë thotë policia për masakrën sot në Shkodër
Policia e Shkodrës doli me një deklaratë publike mbi masakrën që ndodhi sot rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në në rrethrrotullimin “5 Heronjtë e Vigut” në zonën e Dobraçit.
Sipas saj është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit Hamza Liçi dhe Arlind Bushati.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Liçi dhe është plagosur rëndë Bushati.
Shkëmbimet me armë zjarri dyshohet se kishin si objektiv parësor shtetasit Hamza Liçi dhe Arlind Bushati.
Në precipitim të ngjarjes, automjeti që udhëtonin Hamza Liçi dhe Arlind Bushati, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij, Flutura Basha.
Si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë Flutura dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital Bashkimi.
Dy bashkëshortët, kalimtarë të rastit, po lëviznin me motor, kur mjeti i tyre u përplas nga makina e shtetasve më sipër. Gruaja nuk arriti të mbijetojë, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.