Një endacak ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Korçë, pas plagëve të marra nga një zjarr. Raportohet se shtetasi Shpëtim Fetahu kishte ndezur pasditen e sotme një zjarr për t’u ngrohur në një stallë në fshatin Marjan, por flakët dolën jashtë kontrollit. Në përpjekje për të shuar zjarrin, viktima mori djegie të shumta në trup dhe u dërgua me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, ai nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë disa orë më pas.