‘Metën e shiti Kryemadhi’! Spartak Ngjela zbulon të vërtetën?!

Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ishte avokati Spartak Ngjela. Avokati ka komentuar sërisht gjendjen e ish-presidentit Ilir Meta i cili ndodhet aktualisht në burgun 313, i arrestuar pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Zonja Monika Kryemadhi ka bërë ditën e sotme një deklaratë e cila ka nxitur dyshime për “shitje” të ish-bashkëshortit të saj, gjithashtu edhe reagimi i ish-presidentit ka ngritur dyshime për marrëdhënien e tyre.

Në intervistë Ngjela u përgjigj se zonja Kryemadhi është një grua e zgjuar dhe mendon veprimet që ajo bën por në këtë rast mban edhe krahun e kryeministrit Rama.

“Është mbrojtje, ka thënë peshku madh ndodhet atje. Bëhet fjalë për kryeministrin se e ka mbrojtje. Ai që është arrestuar është në hall penaliteti, mirë e ka bërë, është grua e zgjuar edhe po të jetë e vërtetë se e ka në favor. Ai është kryeministër” përfundoi Ngjela.