“Babi shiko fëmijët, bëhuni të fortë”/ Zhduket shqiptari në Spanjë, mesazhi i tij alarmon familjen (EMRI)

Një 38-vjeçar shqiptar që prej 6 muajsh jetonte në Spanjë, ka humbur prej 8 ditësh kontaktet me familjen.

Kjo e fundit është alarmuar pas një mesazhi që djali i ka dërguar.

“Hallall ma bëj gjirin, Babi shiko fëmijët. Bëhuni të fortë” – janë mesazhet e fundit që 38-vjeçari Orgel Fusha iu ka dërguar familjarëve të tij 8 ditë më parë.

News24 ka kontaktuar me familjarët e 38-vjeçarit, të cilët të shqetësuar pas humbjes së kontakeve me të, dyshojnë se Orgel Fushën mund ta kenë vrarë.

Ata kanë një apel për shokët e tij, që mund të dinë diçka më shumë, që të kontaktojnë dhe të tregojnë të vërtetën mbi fatin e 38-vjeçarit.