Nuk ka shi të paktën për dy javët në vazhdim. Temperaturat si në pranverë

Në dy javët në vazhdim nuk pritet të ketë reshje shiu. Dhe temperatura do jetë pranverore 22-24 gradë për Tiranën. Për Elbasanin, Beratin apo Gjirokastrën do shkojë edhe 25 gradë. Ndonëse në pikun e vjeshtës, moti është i ngrohtë dhe me diell. Ende nuk dihet se sa do ndikojë ky mot në muajt që vijnë, do kemi një dimër të butë apo të acartë.