Shpallet në kërkim Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS

Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja, është shpallur në kërkim nga Policia e Krujës. Sipas mediave Flamur Rraja dyshohet të ketë dhunuar një qytetar me emrin Kujtim Caca, pas një konflikti të dyshuar për çështje pronësie.

Bashkë me të në kërkim është shpallur dhe i biri, Ariel Rraja, i dyshuar gjithashtu se ka marrë pjesë në dhunën e ushtruar ndaj qytetarit. Dyshime ka se dhuna është ushtruar edhe ndaj anëtarëve të tjerë të familjes së Kujtim Cacajt.

Lajmi ne perditesim… S.G/Shqiptarja.com