E rëndë në Itali/ 40-vjeçari shqiptar ekzekutohet nga fqinji pas një …

Një mosmarrëveshje mes fqinjëve në qytetin GarbagnateMilanese, Itali, ka përfunduar në mënyrë tragjike me vrasjen e një shqiptari 40-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit në rrugën Via Varese, ku viktima u qëllua për vdekje nga fqinji i tij.

Sipas burimeve të policisë italiane, dy fqinjët ishin përfshirë nënjë debat që përshkallëzoi në dhunë. I moshuari italian, pas tensionit të krijuar, mori armën dhe qëlloi fillimisht në ajër për të trembur viktimën. Më pas, në kulmin e debatit, ai drejtoi armën ndaj shqiptarit dhe e qëlloi për vdekje. Ekipet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht, 40-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë në vend.

Policia italiane ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit dhe po vazhdon hetimet për të rindërtuar saktësisht dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë. Ky rast tronditës ka ngjallur shqetësim dhe trishtim në komunitetin e zonës, ndërsa policia po punon për të sqaruar të gjitha detajet e kësaj tragjedie të rëndë.