“I ka ngacmuar edhe motrat e tjera”/ Vrasja në Shkodër, gazetari: Viktima i prishi dy martesa motrës së autorit, dërgonte video…

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Shkodër, ku u vra Ramazan Mataj nga Arjon Hasaj.

Gazetari Eraldo Harlicaj tregoi në Top Story, se familja e autorit ka pretenduar se viktima i ka prishur dy martesa motrës së Arjonit, madje i ka ngacmuar edhe motrat e tjera.

“Sipas informacioneve që janë marrë nga grupi hetimor, është një dramë familjare që ka zgjatur me vite. Autori ka theksuar që motra e tij ka pasur një marrëdhënie të zgjatur në kohë me viktimën. Më konfirmuan se dy familjet kishin pasur disa takime ku i kishin kërkuar të ndalonte këtë marrëdhënie.

Motra ishte martuar në një fshat pranë, ai kishte shkuar në shtëpinë e bashkëshortit, e kishte marrë me dëshirën e vajzës dhe kishte kaluar natën me të. Më pas janë ndarë. Vajza ka prishur martesën e parë, familja e ka martuar në Lezhë pas disa muajsh.

Sërish familjarët e bashkëshortit të ri e kanë informuar familjen e vajzës për praninë e viktimës, ku kanë gjetur dhe foto e video intime.

Në këtë moment është prishur dhe martesa e dytë. Familja pretendon se këto video ia ka dërguar Ramazani. Familja nuk e ka pranuar më vajzën në shtëpi, ka 3 vite që nuk kanë kontakte me këtë.

Vajza ka shkuar në Francë ka krijuar lidhje atje, ai më pas ka rënë në burg. Kur është kthyer në Shkodër, ka pasur komunikime me Ramazan Matën. Lidhur me rastin janë publikuar edhe video intime në rrjetet sociale.

Ajo është nënë e një fëmije të mitur. Familja e saj pretendon se ajo ka çuar te zbulimi i krimit. Pak ditë më patë ka pasur një takim mes autorit dhe viktimës, ku ky i ka kërkuar mos ta përndjekë më. Familja pretendon se i ka ngacmuar dhe morat e tjera, kjo ka qenë arsyeja pse autori ka shkuar drejt aktit”-ka deklaruar gazetari./Top Channel

Related Posts

Termometrat me zhivë nuk do lejohen të përdoren më edhe në vendin tonë. Ja afati i fundit..

Të gjithë kemi një termometër të tillë në shtëpi, por deri në fund të vitit 2025, ato duhet të largohen nga shtëpitë dhe gjithashtu nga qendrat shëndetësore…

Shembet masivi i gurëve në galeri, humb j*tën minatori në Bulqizë

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Martanesh të Bulqizës, ku brenda një galerie minerare dyshohet se është shembur një masiv gurësh. Si…

P’rovokon Joz Marku , shfaqet në Prekaz te Jasharajve (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…

Pasi i kërkoi të takonte Eglin, partnerja surprizon Olsi Bylykun në ditëlindjen e tij (Video)

Prej më shumë se një viti, pas ndarjes nga Egli Tako, Olsi Bylyku është në një romancë të re me Denada Lurën. Madje, Denada ka treguar mbështetje…

LAJM I TM*RRSHËM PËR DOLLARIN, JA CPO NDODH ME EURON DHE PAUNDIN

Jozefin Marku shkon në Kosovë shfaqet tek Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…