Тreni me 90 pasagjerë del nga shinat

Një tren pasagjerësh doli nga shinat në Norvegjinë veriore, raportojnë mediat e huaja. Sipas informacioneve të publikuara, nuk raportohet për lëndime të rënda mes 90 pasagjerëve që ndodheshin në tren.

“Një lokomotivë dhe pesë vagonë ​​treni dolën nga shinat.

Vlerësohet se daljet nga shinat u shkaktuan nga një rrëshqitje e tokës ku treni po lëvizte, midis qyteteve Trondheim dhe Bodø”, njoftoi policia.