Sinoptikania zbulon ‘Surprizat’ të dielën dhe rënia menjëhereshme e temperaturave..

Meteorologia Tanja Porja ka bërë në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN parashikimin e kushteve atmosferike për ditët në vijim, deri të martën e ardhshme.

Porja tha se deri të shtunën kushtet e motit do të jenë thuajse të njëjta, me reshje të pakta shiu dhe temperatura të ngjashme me ato të ditës së sotme.

Por sipas saj, ditën e shtunë dhe kryesisht të dielën, do të ketë një rënie drastike të temperaturave, të cilat do të shkojnë rreth 8 gradë më pak.

Ajo shtoi gjithashtu se në zonat lindore dhe jug-lindore do të ketë reshje dëbore që do të shkojnë deri në një trashësi 20-40 centimetër.

“Sot një ditë vjeshte dhe në fakt do vijojë moti tipik i vjeshtës edhe për ditën e enjte dhe të premte. Ndërsa të shtunën presim që termometri t’i afrohet normalitetit të stinës, duke shkuar në rreth 0 gradë në orët e para të ditës, ndërsa mesdita mbetet me temperatura relativisht të larta, rreth 16 gradë maksimumi.

Sot vijon me reshje veriu, shumë më pak qendra dhe në jug vetëm në zona të izoluara. Kemi një rënie të temperaturave, kryesisht ditën e shtunë. Edhe ditën e shtunë reshjet do të jenë të pakta dhe në zona të izoluara. Po ashtu të shtunën do të kemi reshje dëbore, kryesisht në zonat lindore dhe jug-lindore.

Mesdita e së djelës sjell një rënie të ndjeshme të temperaturave, rreth 8 gradë më pak. Temperaturat do të jenë jo më shumë se 12 gradë celcius. Deri mesditën e të martës reshjet do të jenë me intensitet mesatar, por kryesisht reshje dëbore në zonat malore lindore. Presim të paktën 20-40 cm dëborë në zonat lindore”, tha meteorologia Porja, shkruan A2 CNN.

Related Posts

HOT HOT 7

HOT HOT

HOT HOT 1

Çfarë ndodhi? Egli shpërthen në lot: Dëgjova diçka që është shumë rëndë… (Video)

Para pak minutash, Egli Tako ka qenë duke qarë në krevat. Afër i ka ndejtur vetëm Loredana, e cila e ka këshilluar që ti marr gjërat me…

E zuri korrenti, humb jetën 46-vjeçarja në Berat

Një 46-vjeçare ka humbur jetën në Berat pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin…

TikTok nuk do mbyllet! Kompania kineze shpjegon variantin e saj për bisedën me kryeministrin Rama

Për herë të parë kompania Tik Tok jep varantin e saj se çfarë biseduar me kryeministrin Edi Rama në Davos pas vendit të qeverisë shqiptare për ta…