“Djali më v’diq në krahë”, prindërit e 12-vjeçarit akuza mjekëve: Nuk e trajtuan siç duhet!

Familjarët e 12-vjeçarit që ndërroi jetë në spitalin e Tiranës si pasojë e një arresti kardiak, kanë deklaruar jashtë kamerave se djali ka qenë i shëndetshëm, merrej me aktivitet sportiv dhe nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Prindërit kanë hedhur akuza ndaj mjekëve teksa shtojnë se pasi e kanë sjellë në Tiranë, djali është shtuar në pavionin e Covid edhe pse ai duhej të ndiqej në reanimacion. Ata thonë se djali i tyre nuk është trajtuar siç duhet në pavijonin e Covid dhe teksa e ka marrë në krah për ta dërguar te Pediatria, 12-vjeçari ka humbur jetën.

“Djali ka qenë i shëndetshëm, nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportiv. Në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), është trajtuar në spitalin e Korçës në reanimacion. Ditën e djeshme e kemi çuar urgjent në Tiranë dhe na i shtruan në pavionin e Covid, djali tonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin në reanimacion. U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprea, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte ‘nuk ka mundësi’. Djalin nuk e trajtuan siç duhej, në një moment ai shtrëngon gjoksin fort aty e marr në krah për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë dhe rrugës djali më mbaroi në krahë”.

Më tej ata ngrenë dyshime se si mundet që një 12-vjeçar të humb jetën nga viroza dhe thonë se ilaçet e shumta i rritën nivelin e diabetit.

“Ajo çfarë na thanë mjekët është se pësoi arrest kardiak, a mundet që nga një virozë djali të humbasë jetën?! Nuk vuante as nga diabeti as nga zemra por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200. Jemi të tronditur dhe gjërat nuk duam t’i çojmë më tej, na respektoni në dhimbjen tonë”, kanë deklaruar familjarët.

Related Posts

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale…

I FUNDIT/ Tjetër aksident i rëndë, makina merr zvarrë këmbësorin duke i shkaktuar vdekjen

Aksident i rëndë automobilistik në aksin Lezhë-Laç. Burime bëjnë me dije se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Sipas…

“Po vdes, nuk marr dot frymë”, Egli rrëfen momentin e vështirë të jetës: Tre ditët më të zeza! Më tha ‘të lutem hape derën’…

Egli dhe Valbona kanë folur ditën e sotme në lidhje me atakun e panikut, që të dyja kanë kaluar. Egli u shpreh se ka marrë ilaçe për…

Dashuria e ndaluar/ Kjo është vajza që alarmoi RENEA-n sot në Astir

Sajma Qordja është e reja e cila “ngriti në këmbë” autoritetet mesditën e kësaj të enjte. Raportohet se e reja nga Elbasani kishte kërcënuar familjen se do…

Aksident i rëndë në vend, raportohet për katër të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Kukës në vendin e quajtur Kastriot, ku një makinë tip Fuaristradë ka dalë nga rruga…

Dron për Gjestin në shtëpinë e ‘BBVA 4’, ky është reagimi i tij

Ditën e sotme, një dron ka mbërritur në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania 4’. Droni ishte për Besart Kelmendin i njohur në publik si Gjesti, e…