“Është dashur ndërhyrja e mjekëve”, Meta bëhet agresiv në dhomat e izolimit

Avokati Edmond Petraj deklaroi se ish-presidenti Ilir Meta ka shfaqur agresivitet të jashtëzakonshëm gjatë qëndrimit në Bllokun e Sigurisë në Tiranë, pas arrestimit. Sipas tij, në ambientet e izolimit ka qenë e nevojshme ndërhyrja e mjekëve dhe specialistëve për të menaxhuar sjelljen e Metës.

“Zoti Meta do që t’i shmanget dënimit. Kalvari do të jetë shumë i gjatë, por dënimi ka mundësi që të marri një drejtim tjetër. Edhe në dhomat e izolimit është shfaqur një agresivitet i jashtëzakonshëm. Ka pasur dhe ndërhyrje të mjekëve dhe specialistëve në institucion”, tha Petraj.

Petraj vlerësoi se procesi gjyqësor ndaj Metës do të jetë i gjatë dhe ish-presidenti po përpiqet t’i shmanget dënimit. Ai la të kuptohet se dënimi mund të marrë një drejtim të ndryshëm nga pritshmëritë, duke sugjeruar një dinamikë të komplikuar ligjore.

Gjatë nisjes së gjyqit, Meta kërcënoi drejtpërdrejt Altin Dumanin, i cili përfaqësonte akuzën. Petraj tha se në karrierën e tij nuk kishte hasur ndonjëherë një rast ku i akuzuari kërcënon prokurorin në sallën e gjyqit.