Valteri: Pas arrestimit, Metës i dalin “të palara. Ka paguar për vr*sje të bujshme në Shqipëri

Ish-deputeti Halit Valteri komentoi në Studio Live arrestimin e ish-presidentit, njëkohësisht kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme me urdhër nga SPAK.

Siç dhe ju kemi raportuar gjatë ditës së sotme, Meta u vu në pranga për shkak të hetimeve në aferën CEZ/DIA dhe lobimet në SHBA.

Për këtë të fundit denoncues ishte vetë Valteri në SPAK.

Ndër të tjera, Valteri thekson se Meta ka edhe gjëra të tjera për të cilat po hetohet, madje ka biseda të tij në Sky Ecc ku ka paguar vrasës me pagesë për një vrasje të bujshme në Shqipëri.

‘Në Sky Ecc ka paguar vrasës me pagesë për një vrasje të bujshme në Shqipëri. Do ketë kallëzime të tjera.’ tha Vlateri.