‘Unë do e hidhja në gjyq…’! Monika Lubonja flet për rastin e G-Banit me Arsidën!

Eftuar në studion e “Wake Up” këtë mëngjes, ka qenë Monika Lubonja, aktore e njohur, por njëkohësisht edhe ish-banore e “Big Brother VIP 1”. Ajo ka komentuar banorët e këtij edicioni të BBV4. Si i sheh Monika deri tani ata?

Personazhet janë zgjedhur jashtëzakonisht mirë. Janë artistë që kanë dhënë shumë, nuk janë aspak anonim. Kjo përzgjedhje ishte shumë e mirë, pavarësisht se kishte dhe nga publiku i thjeshtë që kanë për të dhënë aty. Rozana, Laerti, Gerta dhe Amber kanë qenë një përzgjedhje shumë e mirë. Amberi ka shumë batuta. Laerti është finok, një nga djemtë më të lexuar që mund të ketë në historinë e gjithë “Big Brother” këto katër edicione. Do doja shumë që një artist si Laerti ta nxirrte në pah kulturën e tij.

Si e komenton debatin e mbrëmshëm mes G-Banit dhe Arsidës?

Për mua, do ta kisha nxjerrë direkt jashtë. Jam kundër fjalëve ofenduese ndaj një femre, por edhe ndaj meshkujve. Ta përsërishësh disa herë atë gjë (rrugaçe), është e tepërt. Unë madje do e kisha hedhur direkt në gjyq. Ajo është një fjalë shumë e rëndë t’ia thuash një femre. Për mua e ka tepruar shumë dhe e shoh që do të dalë shumë herë nga vetja. Nga kjo trysni, nuk ka për ta mbajtur dot. Është një njeri shumë pozitiv. Nga ana emocionale i prish punë atij. Do të jetë problematik.

Si e sheh raportin romantik mes Lorit dhe Jozit?

Unë jam njeriu që jam pro dashurisë. Edhe kur kam qenë vetë në BBV1, kam dashur të besoja edhe kur kanë thënë që nuk dashurohen. Dashuria është tek sytë. Dashuri në “Big Brother VIP”, veçoj vetëm tek edicioni i parë. Pastaj parë që në lidhjet në këtë BBV4 nuk ka atraksion, nuk ka kimi. Nëse do ta përpunojnë rrugës, do ta shikojmë më vonë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Dalin rezultatet e para te sondazhit: Ja kush pritet te jete sonte FITUESI i BBV4

Si është të jetosh në shtëpinë e Big Brother Vip? Dëgjoni psikoIogen e banorëve

View this post on Instagram A post shared by Hipokrati – Top Channel (@hipokrati.tch)

Pak orë larg finales dhe daljes nga spektakli, Gjesti ka dy fjalë për Jozin dhe…

Në ditën e fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, vetëm pak orë para finales së madhe që do të mbahet sonte në mbrëmje, banorët…

“Prisnim që Laerti të shpërt’hente, Egli e di dhe vetë…”/ Tiri tregon se BBV 4 dëshiron t’a fitojë…

“Rozana pastaj nga ana tjetër, një shpirt luftarak, që dhe ajo i ka dhënë goxha shtëpisë” Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari…

Ikën pa paguar/ Roja i parkimit në Krujë tenton të ndaIojë turistët, νaret në kofanon e makinës, ρIagoset rëndë në kokë

Një roje parkingu është plagosur ditën e sotme në Krujë. Mësohet se roja ka tentuar të ndalë një çift turistësh të cilët po largoheshin pa paguar. Ata…

Gjesti, banori më i paguar pas BBV?! Gazetarja: “15 mijë euro koncerti…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja Klotilda Harka. Ajo ka komentuar më shumë banorët e “Big Brother VIP 4”, si dhe…