Vajza 15-vjecare denencon mesuesin: Me ngacmoi ne autobuzin e shkolles

Një vajzë adoleshente e moshës 15-vjeçare ka bërë një denoncim në komisariatin e Policisë së Cërrikut, duke pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj 48-vjeçar.

Në prani të psikologut dhe e shoqëruar nga prindërit, vajza ka pohuar se ngacmimi ka ndodhur në muajt prill-maj, gjatë kohës që udhëtonte me autobusin e shkollës.

Sipas vajzës që ka ngritur akuzat, mësuesi me inicialet K. J., e ka ngacmuar me fjalë në autobus. Mësuesi jepte mësim në shkollën e fshatit Kajan të Belshit.

Policia ka ndaluar mësuesin 48-vjeçar, teksa hetimet për dokumentimin e plotë të rastit janë duke vijuar.shkruan tva news