Prej kohësh aludohet se ka nisur një romancë me Ledri Vulën, Rina Zaiti publikon foton e parë me reperin? Ja postimi që ngriti dyshime

Prej kohësh po flitet rreth një romance mes Ledri Vulës dhe Rina Zaitit. Mirëpo dyshja që aludohen të jenë bashkë nuk kanë deklaruar asgjë rreth situatës, por duket se pak nga pak po i japin sinjale publikut të cilat të lënë të kuptosh se lidhja mes tyre është e vërtetë.

Së fundmi Rina ka publikuar disa pamje në Instagramin e saj dhe në mesin e tyre gjendet një foto e cila ka disa plane ku duket dora dhe kapelja e një mashkulli. Të gjithëve u shkon mendja tek reperi por përsëri nuk mund të themi diçka të sigurt.

Kujtojmë që pas publikimit të fotove të reperit dhe Rinës në rrugët e Londrës, ish-çifti Sara-Ledri kanë “zhdukur” njëri-tjetrin nga Instagami, ndonëse blogerja ka ende disa nga fotografitë e tyre në profilin e saj.

Pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri ishte në një lidhje të re. Pas gati 1 vit nga ndarja me Sarën, reperi mesa duket ka gjetur sërish dashurinë. Dhe më në fund u publikuan edhe imazhet e para të çiftit.